Epoka e Neymarit me kombëtaren e Brazilit ka marrë fund.
Ylli brazilian ka marrë një vendim drastik dhe ka konfirmuar se nuk do të luajë më për përfaqësuesen e vendit të tij.
Në një intervistë të shkurtër, Neymar njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke bërë të qartë se nuk e sheh më veten pjesë të kombëtares braziliane në të ardhmen.
“Jo, kjo nuk do të ndodhë. Mendoj se koha ime me kombëtaren e Brazilit ka përfunduar. Kam bërë histori me këtë ekip. Kam dhënë gjithçka për Seleçaon, por mendoj se nuk e dua më këtë,” u shpreh Neymar.
Deklarata e tij erdhi si një tronditje e madhe për tifozët. Gjatë viteve, Neymar është shndërruar në një nga ikonat më të mëdha të futbollit modern brazilian, duke shkëlqyer në dhjetëra ndeshje spektakolare dhe duke lënë emrin e tij në historinë e kombëtares.
Neymar debutoi me Brazilin në vitin 2010. Që prej asaj kohe, ai zhvilloi 130 ndeshje me fanellën e kombëtares dhe realizoi 80 gola, duke u bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e “Seleçaos”.











