• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

24 Qershor, 2026
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Euro ka rënë në nivelin më të dobët në më shumë se një vit kundrejt një dollari të fuqizuar, ndërsa investitorët vënë bast se rënia e çmimeve të naftës dhe shenjat e dobësimit të ekonomisë e bëjnë më pak të mundshme që Banka Qendrore Evropiane të vijojë me rritje të tjera të normave të interesit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Monedha e përbashkët, për të cilën analistët e Wall Street kishin pritur të arrinte në 1.20 dollarë këtë vit, ndërsa investitorët rivlerësonin ekspozimin e tyre ndaj dollarit, ka rënë me 2.6% deri tani këtë muaj, në 1.135 dollarë, niveli më i dobët që nga fillimi i qershorit 2025.

Rënia ka ardhur pasi marrëveshja SHBA-Iran për të rikthyer flukset e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit zbut ashpërsinë e një goditjeje inflacioniste, e cila tashmë e kishte shtyrë BQE-në të rriste kostot e huamarrjes këtë muaj.

Lexo edhe:

Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni, statistikat

Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat e shtresës më të varfër, 20% përfitojnë vetëm 3.6% të totalit

Në të njëjtën kohë, të dhënat e fundit ekonomike tregojnë për një goditje ndaj ekonomisë nga periudha tremujore e çmimeve të larta të energjisë, duke i bërë investitorët ngurrues të rikthehen te bastet optimiste për euron që kishin në fillim të vitit.

“Ekonomia e Eurozonës është ngadalësuar si përgjigje ndaj goditjes nga çmimet e energjisë,” tha Lee Hardman, ekonomist i lartë për valutat në MUFG.

“Kombinimi i rritjes më të dobët në Eurozonë dhe çmimeve më të ulëta të energjisë po ndihmon në lehtësimin e presionit mbi BQE-në për të rritur më tej normat.”

Euro ishte forcuar ndjeshëm kundrejt dollarit në fillim të këtij viti, duke përfituar nga ftohja e interesit të investitorëve për monedhën amerikane, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndiqte atëherë një seri lëvizjesh politike që përshkruheshin si “kaotike dhe të improvizuara”.

Megjithatë, dollari rifitoi terren dhe euro ra pasi konflikti SHBA-Iran nisi në fund të shkurtit, duke nxitur një rritje të fortë të çmimeve të naftës që kërcënoi të ngadalësonte rritjen ekonomike në vendet evropiane që varen nga importet e energjisë.

Tashmë investitorët po reagojnë ndaj shenjave të dobësimit ekonomik. Indekset e menaxherëve të blerjeve (PMI) për Eurozonën treguan të martën tkurrje të aktivitetit ekonomik, ndërsa presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde, deklaroi këtë javë se të dhënat e fundit ekonomike nuk kërkojnë një “përgjigje më të fortë të politikës monetare në këtë fazë”, pas rritjes së fundit të normave të interesit.

Ndërkohë, tregtarët kanë shtuar bastet në favor të dollarit pas qëndrimit më të ashpër të javës së kaluar nga Rezerva Federale, i cili rriti pritshmëritë për rritje të mëtejshme të normave të interesit dhe forcoi tërheqjen relative të monedhës amerikane.

Euro ka humbur gjithashtu 1% kundrejt sterlinës këtë muaj, duke iu afruar nivelit më të ulët që nga gushti i vitit të kaluar.

Megjithatë, rënia më e madhe ndaj dollarit pasqyron forcimin e gjerë të monedhës amerikane, pasi Rezerva Federale është zotuar të frenojë inflacionin, i cili ka kaluar mbi 4%, në kushtet e një ekonomie që vazhdon të tregojë qëndrueshmëri.

Banka JPMorgan njoftoi të hënën se ka ulur objektivin për euron nga 1.13 dollarë në 1.10 dollarë, duke përmendur një kombinim të “rritjes ekonomike më të qëndrueshme, inflacionit të vazhdueshëm dhe elementeve të përjashtueshmërisë amerikane”.

Tregjet vazhdojnë të parashikojnë plotësisht një rritje prej 0.25 pikë përqindjeje të normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane deri në fund të vitit, por gjasat për një rritje të dytë kanë rënë nga 50% në 20%, sipas treguesve të tregut të swap-eve.

Analistët e Capital Economics vlerësojnë se BQE mund të mos ketë nevojë për më shumë se një rritje të normave të interesit. Ata presin që inflacioni në Eurozonë të bjerë nga mbi 3% në maj në objektivin prej 2% të bankës qendrore deri në fund të vitit 2027.

“Ne mendojmë se inflacioni i përgjithshëm është tashmë pranë kulmit të tij, pasi inflacioni i energjisë pritet të bjerë, ndërsa rritjet e çmimeve të ushqimeve dhe inflacioni bazë do të jenë të kufizuara”, shkruajnë analistët, duke shtuar se efektet dytësore mbi rritjen e pagave pritet të jenë “minimalë”./MONITOR

Nga Kategoria

Aktualitet

Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni, statistikat

16 Nëntor, 2026
Ekonomi

Shqipëria e fundit në Ballkan për të ardhurat e shtresës më të varfër, 20% përfitojnë vetëm 3.6% të totalit

16 Nëntor, 2026
Aktualitet

Jetesa bëhet më e shtrenjtë, inflacioni në nivelin më të lartë prej janarit 2024

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Wayne Rooney rrëfen periudhën më të errët të tij: Kam menduar t’i jap fund jetës

17 Nëntor, 2026

Jensen Huang shpreh gatishmërinë të rikthehet në krye të Nvidia-s, nëse e kërkon bordi

17 Nëntor, 2026

Përplasje në protestë, disa të rinj shoqërohen nga policia

17 Nëntor, 2026

SHBA humbet statusin e eliminimit të fruthit pas 26 vitesh, mbi 5 mijë raste këtë vit

17 Nëntor, 2026

Policia e qëlloi me plumb në sy, Erjon Vishkulli kthehet nga Italia: Shqipëria është e jona

17 Nëntor, 2026

Mes luftës për të rikthyer shikimin, Erjon Vishkulli: S’dua ta kujtoj atë ditë, por nuk pendohem

17 Nëntor, 2026

Sulmi ndaj urës së Krimesë, si u organizua operacioni ukrainas kundër një prej objekteve më të mbrojtura ruse

17 Nëntor, 2026
Screenshot

Drejt ‘blackout’-it global? Del jashtë funksionit rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve

17 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.