Pas shumë mbrëmjeve të dhunshme, Tirana po përjeton sonte një natë të qetë.
Ndryshe nga ditët e kaluara, sot bulevardi kryesor i Tiranës, ka qenë pothuajse bosh.
As protestues para Kryeministrisë, as policë të maskuar deri në dhëmbë dhe të gatshëm përr t’u përleshur me të rinjtë.
Vetëm zbrazëti dhe tek tuk disa persona të shpërndarë.
Por vetëm kaq!
Nuk dihet nëse kjo është një shenjë e zbehjes dhe shuarjes së protestës, apo thjesht kemi të bëjmë me qetësinë para furtunës.
Nesër në mesditë, studentët kanë thirrur një protestë të madhe.
Ndoshta protestuesit janë duke mbledhur fuqitë pikërisht për nesër.
Ndaj e nesërmja, është një ditë e rëndësishme, pasi do të shihet nëse studentët dhe protestuesit janë ende të vendosur të qendrojnë përballë Qeverisë dhe Edi Ramës, apo njësoj si protesta e “Flamingove”, edhe kjo do të shkojë drejt zbehjes!/Vox News











