• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Mourinho shpërthen ndaj LaLiga-s dhe Komisionit Disiplinor: “Po bëjnë gjëra pa pikë turpi”

15 Tetor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

José Mourinho ka lënë pas tonet e qeta të javëve të para dhe është rikthyer në versionin e tij më luftarak. Pas vetëm dhjetë ndeshjesh në stolin e Real Madridit, portugezi ka drejtuar kritika të forta ndaj arbitrave, mediave, LaLiga-s dhe tashmë edhe Komisionit Disiplinor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shkak këtë herë është bërë momenti kur Vinicius mësoi për pezullimin me katër ndeshje, vetëm pak orë para sfidës së Champions League në Romë.

“A ju duket normale që një lojtar i një skuadre spanjolle, para një ndeshjeje të rëndësishme edhe për futbollin spanjoll, të mësojë dy orë para takimit se është pezulluar për katër ndeshje?”, deklaroi Mourinho.

Lexo edhe:

Endrick ndez merkaton pas golit në Champions, Mourinho vendos “veton”, por Milani nuk heq dorë

Matthäus kritikon Olise pas kartonit të kuq: “Dëmtoi mbi të gjitha skuadrën”

Ai vijoi edhe më ashpër:

“Në portugalisht kemi një shprehje: macja fshihet, por bishti i duket. Tani më duket se macja as nuk fshihet më. Gjërat po bëhen pa pikë turpi. Doni ta vrisni një lojtar psikologjikisht dy orë para ndeshjes.”

Mourinho u ndal edhe te kalendari i LaLiga-s. Real Madridi do të luajë në Athinë të mërkurën dhe më pas do të udhëtojë drejt Valencias për të luajtur të shtunën, me vetëm rreth 72 orë pushim.

“Minimalisht është mungesë respekti. Të luash të mërkurën në Athinë, të mbërrish në Madrid në pesë të mëngjesit dhe më pas të luash në Valencia të shtunën, para një pushimi ndërkombëtar, nuk më duket aspak e pafajshme.”

Portugezi hodhi poshtë edhe justifikimin se oraret përcaktohen nga televizionet.

“Kam 25 vite në futboll. Nuk i besoj më këto justifikime se ‘e vendosi televizioni’. Jam shumë i vjetër për t’i gëlltitur këto.”

Kritikat e Mourinhos nuk janë ndalur vetëm këtu. Gjatë javëve të fundit ai ka sulmuar mënyrën e arbitrimit, sistemin VAR, disa vendime të RFEF-së dhe mënyrën si media ka trajtuar lojtarë si Mbappé dhe Vinicius.

“Real Madridistët nuk janë budallenj. Do të bëj gjithçka që të hap sytë e njerëzve”, deklaroi ai pas ndeshjes në Romë.

Pas vetëm pak javësh në sezon, lista e personave dhe institucioneve që kanë marrë kritika nga Mourinho është zgjeruar ndjeshëm. Dhe këtë herë, në shënjestër kanë përfunduar qartë LaLiga dhe Komisioni Disiplinor.

Tags: ArbitrimiJosé MourinhoKomisioni DisiplinorLaLigaReal madridRFEFVinicius Junior

Nga Kategoria

Sporti

Endrick ndez merkaton pas golit në Champions, Mourinho vendos “veton”, por Milani nuk heq dorë

15 Tetor, 2026
Sporti

Matthäus kritikon Olise pas kartonit të kuq: “Dëmtoi mbi të gjitha skuadrën”

15 Tetor, 2026
Sporti

Goditje e rëndë për Interin, Lautaro jashtë për rreth një muaj e gjysmë: cilat ndeshje do të humbasë argjentinasi?

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Endrick ndez merkaton pas golit në Champions, Mourinho vendos “veton”, por Milani nuk heq dorë

15 Tetor, 2026

Matthäus kritikon Olise pas kartonit të kuq: “Dëmtoi mbi të gjitha skuadrën”

15 Tetor, 2026

Mourinho shpërthen ndaj LaLiga-s dhe Komisionit Disiplinor: “Po bëjnë gjëra pa pikë turpi”

15 Tetor, 2026

Goditje e rëndë për Interin, Lautaro jashtë për rreth një muaj e gjysmë: cilat ndeshje do të humbasë argjentinasi?

15 Tetor, 2026
Screenshot

Moment emocionues në protestë, familjarët i çojnë ushqim policit në krye të detyrës, fëmija e përqafon

15 Tetor, 2026

Protestuesit shkatërrojnë bankën në Tiranë, thyejnë xhamat dhe bankomatët! Nxjerrin dokumente dhe i vënë flakën (VIDEO)

15 Tetor, 2026

Egnatia-Midtjylland ndryshon stadium, sfida e Conference League zhvendoset për shkak të protestave

15 Tetor, 2026

Bashkëshortja e Olldashit në protestë: Nëse Sokoli do të ishte sot mes nesh, shumë gjëra do të ishin ndryshe

15 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.