Një moment i veçantë është regjistruar gjatë protestës së sotme, ku familjarët i kanë çuar ushqim një efektivi të Policisë së Shtetit që ndodhej në krye të detyrës.
Pamjet më emocionuese janë ato kur fëmija i vogël i afrohet efektivit dhe e përqafon, duke krijuar një moment të ngrohtë mes tensioneve dhe përplasjeve që kanë shoqëruar protestën.















