• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik: Të shpallet “non grata” nga Shqipëria

16 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviç, shkaktoi reagime të forta pasi deklaroi se, po të kishte qenë në vend të Slobodan Miloševićit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas kritikave, ajo tha se nuk kishte nënkuptuar vrasjen e shqiptarëve, por se ata që nuk e ndienin veten pjesë të Serbisë duhej të largoheshin drejt “shtetit të tyre amë”.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ditën e sotme kërkoi që Paunović të shpallet “non grata” në Shqipëri dhe të ndiqet penalisht për mbështetje të gjenocidit dhe spastrimit etnik.

Lexo edhe:

Atentati “nën hundën” e policisë, qytetarja rrëfen tmerrin e mëngjesit në Sarandë

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

“Ne kërkuam shpalljen e saj ‘non grata’ dhe inicimin e një padie për mbështetje të gjenocidit dhe spastrimit etnik nga një ministre e vendit që i ka kryer këto akte. Unë ju garantoj dy gjëra. Për sa kohë ajo rri në atë kabinet, ajo ka shprehur mendimin e padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiçit. Të mbash një monstër si ajo në kabinet do të thotë të kesh vetë atë mendësi”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi gjithashtu qeverisë shqiptare se nuk ka reaguar lidhur me rastin.

“Dënoj me forcën më të madhe heshtjen e turpshme, heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së një ministreje të Beogradit. Ndërkohë që shpall ‘non grata’ qytetarë të Prizrenit pse marrin pjesë në protesta, shpall ‘non grata’ deputetë të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të shqiptarëve, në aktin më të turpshëm nuk guxon të shpallë ‘non grata’ atë ministre që kërkonte spastrimin etnik të të gjithë shqiptarëve nga Kosova”, deklaroi Berisha.

Një ditë më parë, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç.

Deklaratat e saj u dënuan edhe nga Bashkimi Europian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hiper, theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo promovon spastrimin etnik.

“Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Europian”, tha ajo.

Edhe komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, u shpreh e tronditur nga deklaratat e ministres serbe, duke theksuar se shpreson që ato të jenë qëndrim personal dhe jo politikë zyrtare e Qeverisë së Serbisë.

“Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për deklarata të tilla. Në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon, promovon apo madhëron spastrimin etnik”, deklaroi Kos.

Nga Kategoria

Aktualitet

Atentati “nën hundën” e policisë, qytetarja rrëfen tmerrin e mëngjesit në Sarandë

20 Shtator, 2026
Kosova

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026
Ekstra

Nevina Shtylla zbulon gjininë e bebit që pritet të sjellë në jetë, surprizon ndjekësit

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zemërim i madh te Real Madridi pas derbit: “Na kanë dëmtuar rëndë, vendosën një frikacak me bilbil”

21 Shtator, 2026

Komisioni i arbitrave pranon gabimin në derbi: Kang-In Lee duhej të ishte përjashtuar

20 Shtator, 2026

Milani rikthehet bindshëm, 3-0 ndaj Lecces dhe sinjale pozitive për Amorim

20 Shtator, 2026

Vetëm 30 sekonda: zakonet e vogla që mund të përmirësojnë humorin

20 Shtator, 2026

Atentati “nën hundën” e policisë, qytetarja rrëfen tmerrin e mëngjesit në Sarandë

20 Shtator, 2026

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork

20 Shtator, 2026

Nga “East of Eden” te “Carrie”: 10 serialet që nuk duhet t’i humbisni në tetor

20 Shtator, 2026

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.