Mateus Fernandes ka treguar arsyet që e bindën të zgjidhte Tottenhamin përpara Manchester Unitedit.
Mesfushori portugez u transferua në Londër për 85 milionë paund dhe pranoi se këmbëngulja e Roberto De Zerbit ishte vendimtare. Trajneri e telefononte çdo ditë dhe i premtoi familjes së lojtarit se do të kujdesej për të si një baba i dytë në Angli.
“Mënyra se si foli me mua dhe familjen time ishte shumë e rëndësishme. Prindërit e mi nuk flasin mirë anglisht, ndaj gjithçka lidhej me besimin dhe ndjesinë që na dha”, deklaroi Fernandes.
Një rol të rëndësishëm pati edhe Pedro Porro, ish-shoku i tij te Sporting CP, i cili e kontaktoi personalisht dhe e bindi të bashkohej me Tottenhamin.
Fernandes e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e re, duke shënuar një gol të bukur në debutimin e tij ndaj MK Dons.











