Situata me flakët që prekën mbrëmje e sotme Gjirin e Lalzit paraqitet goxha kritike, pasi flakët të favorizuara janë përhapur më shumë në zonë duke rrezikuar godinat.
Kryebashkiakja Emirana Sako bën me dije se në terren janë angazhuar në total 10 mjete zjarrfikëse dhe 5 autobote nga Durrësi, Tirana, Shijaku, Kavaja, dhe Kamza. Po ashtu thuhet se është kryer menjëherë evakuimi i plotë i të gjithë personave që ndodheshin në një kompleks turistik dhe në një banesë private pranë zonës së rrezikut.
“Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit. Përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.
Strukturat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës dhe ato të emergjencave kanë ndërhyrë menjëherë në terren dhe prej disa orësh po vijojnë operacionin intensiv për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Për arsye sigurie dhe për të garantuar jetën e qytetarëve, është kryer menjëherë evakuimi i plotë i të gjithë personave që ndodheshin në një kompleks turistik dhe në një banesë private pranë zonës së rrezikut” shkruan Sako.
Në reagimin e saj kryebashkiakja Sako shkruan se situata në Gjirin e Lalzit paraqitet problematike, ndërsa thekson se po vijon puna për shuarjen totale të zjarrit.
Reagimi i kryebashkiakes Sako:
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit. Përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.
Strukturat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës dhe ato të emergjencave kanë ndërhyrë menjëherë në terren dhe prej disa orësh po vijojnë operacionin intensiv për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Për arsye sigurie dhe për të garantuar jetën e qytetarëve, është kryer menjëherë evakuimi i plotë i të gjithë personave që ndodheshin në një kompleks turistik dhe në një banesë private pranë zonës së rrezikut.
Në këtë operacion masiv janë angazhuar kapacitete të shumta njerëzore dhe logjistike në nivel rajonal e kombëtar. Forcat operative në terren përbëhen nga:
• Bashkia Durrës (MZSH): 4 mjete zjarrfikëse dhe 1 autobot.
• Ndërmarrjet e Bashkisë Durrës: 3 autobote mbështetëse.
• Bashkia Tiranë (MZSH): 2 mjete zjarrfikëse dhe 1 autobot.
• Bashkia Shijak (MZSH): 1 mjet zjarrfikës.
• Bashkia Kavajë (MZSH): 1 mjet zjarrfikës.
• Bashkia Kamëz (MZSH): 1 mjet zjarrfikës.
• Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC):
3 mjete zjarrfikëse dhe 40 forca të nisura në mbështetje.
Operacioni mbetet i vështirë për shkak të shtrirjes së gjerë të flakëve, por ekipet operacionale po punojnë pa ndërprerje për izolimin e plotë të vatrave. Bashkia Durrës, në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, Mbrojtjen Civile dhe të gjitha shërbimet e emergjencës, po ndjek hap pas hapi situatën dhe mban në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet e saj deri në normalizimin e plotë të situatës.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve në zonë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt zonës së prekur.











