• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 28 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan

17 Shtator, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me diplomatin amerikan Brendan Hanrahan, për rëndësinë e ruajtës aleancës “sonë të fortë”, pak ditë pasi SHBA-ja njoftoi për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik që Osmani shpresonte ta finalizonte këtë vit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Osmani shkroi në X se me Hanrahanin – i cili është zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane – bisedoi edhe për të garantuar “koordinim të ngushtë me partnerin tonë kryesor”.

“Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik”, theksoi ajo.

Lexo edhe:

Drejtimi i LDK, Abdixhiku mbledh Kuvendin e jashtëzakonëm në 30 korrik

Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur!

Ajo u zotua se si presidente e vendit do të angazhohet me administratën e presidentit Donald Trump “për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”.

Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara morën një goditje javën e kaluar, kur kjo e fundit njoftoi më 12 shtator se e pezulloi Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, duke arsyetuar vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë dhe me rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në vend.

Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit”.

Ishte vetë Osmani që njoftoi në janar se Dialogu Strategjik do të finalizohej së shpejti.

Pas vendimit të SHBA-së, Osmani tha se marrëdhëniet e Kosovës me Uashingtonin janë “pjesë jetike të shtetit dhe identitetit tonë kombëtar”, duke shprehur njëkohësisht keqardhje dhe shqetësim të thellë për vendimin.

Dialogu Strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

SHBA-ja nuk kishte shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e Qeverisë në që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik.

Megjithatë, të mërkurën në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shpjegoi se pezullimi erdhi si pasojë e një grumbullimi frustrimesh ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ku veçanërisht ndikoi kritika e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Kurti e ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri, duke thënë se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime deri më 30 shtator, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.

Gjykata e vendosi këtë masë në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kushtetuesja dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar trysninë e Kurtit dhe partisë së tij ndaj gjykatës më të lartë të vendit./ REL

Nga Kategoria

Kosova

Drejtimi i LDK, Abdixhiku mbledh Kuvendin e jashtëzakonëm në 30 korrik

27 Korrik, 2026
Kosova

Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur!

25 Korrik, 2026
Kosova

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

24 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Fier-Shegan, tre të plagosur

28 Korrik, 2026

Nga prodhimi i raketave ‘Patriot’ te forcimi i mbrotjes së Ukrainës, zbardhen diskutimet mes Trump dhe Zelensky

28 Korrik, 2026

Zjarr në një fermë blegtorie në Patos, dëme materiale dhe humbje në bagëti

28 Korrik, 2026

U kap me kokainë gati për shitje, arrestohet shqiptari në Rimini

28 Korrik, 2026

U aksidentua në Portin e Durrësit! Vdes 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

28 Korrik, 2026

E rëndë në Korçë/ Nëna po kalonte te vijat e bardha, makina përplas karrocën me fëmijën 1 vjeç brenda

28 Korrik, 2026

Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

28 Korrik, 2026

Nike prezanton shapkat që ngrohin dhe masazhojnë këmbët

28 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.