Roberto Mancini rikthehet sot zyrtarisht në krye të Italisë, më shumë se tetë vite pas grumbullimit të tij të parë si trajner i “Axurrëve”. Tekniku italian do të publikojë listën për katër ndeshjet e ardhshme të Nations League, me disa rikthime dhe emra të rinj që pritet të tërheqin vëmendjen.
Lista mund të shkojë deri në 35 lojtarë, për shkak të kalendarit të ngjeshur që parashikon katër ndeshje në vetëm 11 ditë: ndaj Belgjikës në Romë, Turqisë në Bursa, Francës në Paris dhe sërish Turqisë në Bologna.
Mes emrave të rinj priten Romano, Doumbia dhe Zoma, ndërsa Mancini mund të rikthejë edhe Mandragoran dhe Bernardeschin. Në skuadër do të vazhdojnë të jenë disa nga shtyllat e viteve të fundit, si Donnarumma, Barella, Bastoni, Di Lorenzo, Cristante dhe Raspadori.
Në mbrojtje, Mancini po mendon për një repart me emra si Calafiori, Bastoni, Scalvini, Gatti, Kayode dhe Dimarco, ndërsa në mesfushë Tonali, Barella, Frattesi dhe Cristante konsiderohen zgjedhjet kryesore.
Në sulm, Pio Esposito, Kean, Scamacca dhe Raspadori janë ndër emrat më të sigurt, ndërsa Zoma dhe Samuel Inacio mund të jenë surprizat. Italia do ta nisë kështu një cikël të ri me objektiv Euro 2028 dhe, më pas, Botërorin 2030.











