• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Macron emëroi aleatin e tij si kryeministër, kush është François Bayrou, 73-vjeçari që do tentojë t’i japë zgjidhje krizës politike në Francë

13 Dhjetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi të premten aleatin e tij të qendrës François Bayrou si kryeministër në një përpjekje për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës së thellë politike në vend, pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme në një mocion historik mosbesimi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

73 vjeçari Bayrou, një partner i rëndësishëm në aleancën me parti të qendrës të zotit Macron, ka qenë një figurë e njohur në politikën franceze për dekada. Përvoja e tij politike konsiderohet e një rëndësie kritike në përpjekjet për të rivendosur stabilitetin, pasi asnjë parti e vetme nuk ka shumicën në Asamblenë Kombëtare.

Zyra e Presidentit Macron tha në një deklaratë se zoti Bayrou “është ngarkuar me formimin e një qeverie të re”. Ish-kryeministri Michel Barnier dha dorëheqjen javën e kaluar pas një vote mosbesimi lidhur me mosmarrëveshjet për buxhetin, duke e lënë Francën pa një qeveri funksionale.

Lexo edhe:

“Kam peng…”, Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e mia

Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

Në një fjalim drejtuar kombit, zoti Macron u zotua të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të tij në vitin 2027. Zoti Bayrou pritet të zhvillojë bisedime me udhëheqës të partive të ndryshme në ditët në vijim për të zgjedhur ministrat e rinj.

Ky proces duket sfidues sepse aleanca e Presidentit Macron nuk ka shumicën në parlament dhe kabineti i zotit Bayrou do të duhet të sigurojë mbështetjen e ligjvënësve të moderuar si nga e majta ashtu edhe nga e djathta, për të ruajtur pushtetin. Disa konservatorë pritet të jenë pjesë e qeverisë së re.

Strategjia e Presidentit Macron është që të mos lejojë udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe votat e partisë së saj të përcaktojnë nëse qeveria qëndron apo bie.

Zonja Le Pen luajti rol në rrëzimin e ish-kryeministrit Barnier pas bashkimit të votave të partisë së saj Bashkimi Kombëtar me të majtën, duke bërë të mundur miratimin e mocionit të mosbesimit javën e kaluar.

Kryetari i partisë Jordan Bardella, tha të premten se për momentin partia e tij do të presë të shohë se si do të shkojë rrjedha e ngjarjeve.

“Vijat tona të kuqe ekzistojë ende, ato nuk do të ndryshojnë,” paralajmëroi ai.

Zyrtarët e Bashkimit Kombëtar, përfshirë zonjën Le Pen, kanë thënë se duan që çdo ligj të ri buxhetor të mbrojë fuqinë blerëse të popullit francez.

Zoti Bayrou drejton Lëvizjen Demokratike të qendrës, të njohur si MoDem, të cilën ai e themeloi në vitin 2007. Në vitin 2017, ai mbështeti garën e parë presidenciale të zotit Macron dhe u bë një partner me peshë në aleancën centriste të presidentit francez.

Në atë kohë, ai u emërua ministër drejtësie, por dha dorëheqjen shpejt nga qeveria mes një hetimi lidhur me akuzat ndaj partisë së tij për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian.

Një gjykatë e Parisit i rrëzoi këtë vit akuzat ndaj tij dhe shpalli fajtorë tetë zyrtarë të tjerë të partisë, si edhe vendosi një gjobë për forcën politike.

Zoti Bayrou u bë i njohur për publikun francez kur ishte ministër i arsimit nga viti 1993 deri në 1997 në një qeveri konservatore./VOA

Tags: François bayroukryeministri francezmacron

Nga Kategoria

Kryesore

“Kam peng…”, Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e mia

24 Prill, 2026
Kosova

Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

24 Prill, 2026
Aktualitet

Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë/ Në pranga 26-vjeçari në Laç, akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Kam peng…”, Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e mia

24 Prill, 2026

Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

24 Prill, 2026

Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë/ Në pranga 26-vjeçari në Laç, akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh

24 Prill, 2026

Hashim Thaçi mbush 58 vjeç në Hagë, djali e uron me fjalë zemre: Jemi krenarë për ty, na mungon çdo ditë

24 Prill, 2026

Berisha lajmëron datën e protestës së radhës së opozitës

24 Prill, 2026

Aksident i rëndë në Vloçisht, tre persona plagosen dhe dërgohen në spital

24 Prill, 2026

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas 61-vjeçarin me motoçikletë

24 Prill, 2026
“Trump thotë se nuk kishim nevojë për NATO-n në lidhje me tensionet me Iranin: Të dy palët janë gati për një marrëveshje”

Trump “shuan” skenarin bombë: Italia nuk zëvendëson Iranin në Botërorin 2026

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.