Protestuesit janë futur brenda godinës së Bashkisë së Tiranës, ku kanë nisur të hedhin sende të ndryshme në drejtim të saj, mes tyre edhe kapsolla.
Pas kësaj ndërhyri policia, e cila rrethoi godinën dhe shpërndau protestuesit.
Të pranishmit vijojnë thirrjet kundër institucioneve, ndërsa situata mbetet e tensionuar pas përplasjeve të mëparshme gjatë protestës.
Lëvizja drejt bashkisë vjen pas përshkallëzimit të tubimit dhe ndërhyrjes së policisë ndaj studentëve protestues.











