• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, sekuestrohen 340 kg kanabis dhe serat teknologjike

13 Tetor, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një goditje e fortë i është dhënë një organizate kriminale e specializuar në prodhimin në shkallë të gjerë të lëndëve narkotike në rajonin e Piemontes në Itali. Operacioni i koduar “Oro Verde” (Ari i blertë), i zhvilluar nga Karabinierët e Repartit Operativ të Komandës Provinciale të Kuneos (Cuneo) dhe të Kompanisë Lokale të Bra-s, nën koordinimin e Prokurorisë së Republikës së Asti-t, u përmbyll me arrestimin e 8 personave (të gjithë shtetas shqiptarë), denoncimin e 5 të tjerëve në gjendje të lirë dhe sekuestrimin e një sasie droge që kap vlerën e rreth 500,000.00 eurove në tregun e pakicës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Hetimet e nisura që prej janarit të vitit 2026 përmes një monitorimi të rreptë të territorit të Bra-s, mundësuan zbulimin e një rrjeti të shtrirë serash artificiale të fshehura në mënyrë strategjike midis provincave të Kuneos dhe Torinos. Blitz-i i policisë, me mbështetjen e reparteve të specializuara të Armës së Karabinierëve, çoi në çmontimin e serave teknologjike që ishin aktive në komunat Sanfrè, Castellinaldo, Bene Vagienna (në zonën e Kuneos) dhe Ceres (në luginat e Lanzos, në provincën e Torinos).

Sipas autoriteteve italiane, ky grup kriminal ishte ekstremisht i organizuar dhe përbëhej nga persona me eksperiencë shumëvjeçare, të cilët konsideroheshin “profesionistë” të vërtetë të kultivimit indoor. Organizata nuk mjaftohej vetëm me prodhimin e drogës por ofronte edhe një formë “konsulence të specializuar” për grupe të tjera kriminale, duke eksportuar njohuritë e tyre se si të krijohej habitati artificial perfekt për rritjen e shpejtë të bimëve. Serat ishin të pajisura me teknologjinë më të lartë, si sisteme të avancuara ajrimi, ndriçim artificial me spektër diellor, ujitje të automatizuar dhe plehërim specifik për të maksimizuar rritjen e luleve të kanabisit dhe për të përshpejtuar ciklet e vjeljes, duke garantuar fitime potenciale milionere.

Lexo edhe:

Demonstratat e dhunshme në Paris, mijëra studentë dalin në protesta në të gjithë Francën

Protestuesit futen te Bashkia e Tiranës, ndërhyn policia

Gjatë kontrolleve Karabinierët gjetën dhe sekuestruan mbi 340 kilogramë lëndë narkotike midis bimëve të tëra në lulëzim gati për t’u prerë dhe marijuanës së tharë e të paketuar në qese të bllokuara hermetikisht me saldim termik gati për shitje. Gjithashtu u sekuestruan 200 gramë hashish si dhe shuma të mëdha parash cash, të cilat konsiderohen si përfitim nga ky aktivitet i paligjshëm.

Përveç akuzave të rënda për prodhim, kultivim dhe mbajtje me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike, të arrestuarve (5 prej të cilëve u kapën në flagrancë dhe 3 në zbatim të urdhrit të arrestit me burg) rëndon dhe akuza penale edhe për vjedhje të rëndë të energjisë elektrike. Për të mbajtur në punë pajisjet, llambat dhe ventilatorët që konsumonin energji të krahasueshme me një fabrikë të vogël industriale e një lidhje të jashtëligjshme dhe mashtruese direkt në rrjetin publik të kompanisë “E-Distribuzione S.p.A.”. Përmes një bypass-i artizanal që eliminonte plotësisht matësin, organizata vidhte energjinë për të zero faturat e prodhimit dhe për të mos zgjuar dyshime me konsume anormale.

Ky operacion i madh rreshtohet në kuadrin e aktiviteteve të përditshme të kontrollit dhe goditjes së trafikut të drogës që zhvillohen nga Komanda Provinciale e Karabinierëve të Kuneos për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe sigurisë publike.

Nga Kategoria

Bota

Demonstratat e dhunshme në Paris, mijëra studentë dalin në protesta në të gjithë Francën

13 Tetor, 2026
Aktualitet

Protestuesit futen te Bashkia e Tiranës, ndërhyn policia

13 Tetor, 2026
Aktualitet

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit amerikanë: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

13 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Itali, sekuestrohen 340 kg kanabis dhe serat teknologjike

13 Tetor, 2026

Lëndimi i gazetarëve gjatë protestës, reagon drejtuesja e AMA: Policia t’i kushtojë vëmendje sigurisë së tyre

13 Tetor, 2026

Demonstratat e dhunshme në Paris, mijëra studentë dalin në protesta në të gjithë Francën

13 Tetor, 2026

Bardhi: Te Spitali i Traumës nuk ka asnjë polic të shtruar, vetëm qytetarë

13 Tetor, 2026

Demo reagon sërish për protestën: Ligji duhet të zbatohet njësoj për këdo

13 Tetor, 2026

Protestuesit futen te Bashkia e Tiranës, ndërhyn policia

13 Tetor, 2026

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit amerikanë: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

13 Tetor, 2026

Lukashenko: Bjellorusia nuk po planifikon sulm ndaj vendeve baltike dhe Polonisë

13 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.