Federata Spanjolle e Futbollit po përgatit rinovimin e kontratës së Luis de la Fuentes deri në vitin 2030, me një rritje të ndjeshme page që pritet ta vendosë mes pesë trajnerëve të kombëtareve më të paguar në botë.
Marrëveshja është thuajse e mbyllur dhe kanë mbetur vetëm disa detaje ekonomike për t’u finalizuar. Sipas raportimeve, paga e trajnerit spanjoll do të jetë mes 4 dhe 5 milionë euro bruto në sezon, ndërsa vetë De la Fuente ka kërkuar përmirësime financiare edhe për stafin e tij.
Rinovimi vjen si shpërblim për sukseset e mëdha të arritura që prej marrjes së drejtimit të Spanjës në dhjetor të vitit 2022. Nën drejtimin e tij, “La Roja” ka fituar Nations League, Europianin dhe së fundmi Kupën e Botës.
Kontrata e re do ta mbajë De la Fuenten në stol edhe për Botërorin 2030, një turne me rëndësi të veçantë për Spanjën, që do të jetë një nga vendet organizatore dhe do të hyjë në kompeticion si kampione në fuqi.










