LaLiga do të raportojë në Komitetin Disiplinor incidentin e ndodhur ndaj Eduardo Camavingas gjatë festës së golit të fitores së Real Madridit në El Clásico.
Ngjarja ndodhi në momentet e fundit të sfidës, pasi madrilenët realizuan golin e 2-1 në “Camp Nou”. Gjatë festimeve pranë tribunës, disa tifozë të Barcelonës tentuan ta godisnin Camavingan me shtizat e flamujve, ndërsa disa prej goditjeve e kapën lojtarin në pjesën e kokës.
Francezi u detyrua të mbulonte fytyrën, ndërsa shokët e skuadrës ndërhynë menjëherë për ta larguar nga zona dhe u kërkuan tifozëve të ndalonin.
Incidenti është dokumentuar në disa video të publikuara në rrjetet sociale dhe LaLiga ka konfirmuar se do ta dërgojë çështjen për shqyrtim në Komitetin Disiplinor.
“LaLiga mbetet e vendosur për të zhdukur çdo akt dhune ose intolerance nga futbolli spanjoll”, ishte qëndrimi i institucionit.
Komiteti Disiplinor do të jetë ai që do të vendosë nëse do të ketë masa ndëshkuese pas incidentit.











