Një drejtues Jet Ski është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë, pasi shkeli perimetrin e sigurisë dhe hyri me mjetin lundrues në zonën ku po laheshin pushuesit në Ksamil.
Ngjarja u konstatua gjatë patrullimit të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në sektorin detar të Ksamilit, në zonën e njohur si “Ishujt e Ksamilit”.
Sipas policisë, Jet Ski kishte hyrë në hapësirën e përcaktuar për pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre. Shërbimet policore ndërhynë menjëherë për ndalimin e mjetit, i cili më pas u bllokua.
Drejtuesi, shtetasi me inicialet P. A., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë patrullimet përgjatë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.
Policia e Shtetit u bën apel përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe të mos hyjnë në zonat e përcaktuara për pushuesit.











