Zjarri në Krujë, urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve
Bashkia Krujë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të zonës së Barabit, Lluban, për shkak të situatës së krijuar nga zjarri.
Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zonat e izoluara.
Operacioni po zhvillohet në koordinim me strukturat e Mbrojtjes Civile, Emergjencat Civile, Policinë, MZSH-në dhe Forcat e Armatosura.
Banorëve u kërkohet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës.











