• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sulm kibernetik ndaj Komisionit Evropian, sistemet jashtë funksionit për mbi 10 ditë, dyshime për rrjedhje të të dhënave personale

19 Nëntor, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një sulm i madh kibernetik ka goditur Komisionin Evropian, duke shkaktuar ndërprerje në disa sisteme të brendshme dhe duke ngritur shqetësime për komprometimin e të dhënave personale të punonjësve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lajmi bëhet i ditur nga POLITICO, në një raport, ku thuhet se sulmi ka zgjatur më shumë se 10 ditë dhe ka prekur disa shërbime të rëndësishme administrative të institucionit.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian, i cili ka folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, i tha POLITICO-s se Komisioni beson se ka arritur të frenojë pjesën më të madhe të sulmit, por përmasat e plota të dëmit mbeten ende të paqarta.

Lexo edhe:

Rekord në ankand, piktura e Van Gogh shitet për 190 milionë dollarë

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

“Komisioni beson se ka përmbajtur pjesën më të madhe të sulmit, por shtrirja e plotë e dëmeve të mundshme mbetet e paqartë. Sistemet mund të jenë duke u rikthyer në funksion. Përgjigjet po kërkojnë pak më shumë kohë”, deklaroi zyrtari.

Sipas POLITICO-s, sulmi ka prekur platformën Sysper, e cila përdoret nga punonjësit e Komisionit për fletëpagesat, kërkesat për leje dhe regjistrimin e orëve të punës, si dhe sistemin MyPMO, që menaxhon rimbursimet e shpenzimeve mjekësore.

Të dyja platformat u rikthyen në funksion në fillim të kësaj jave, megjithëse Sysper pati sërish një ndërprerje të shkurtër gjatë ditës së djeshme.

Probleme janë raportuar edhe në shërbimet e përkthimit, ndërsa disa punonjës nuk kanë mundur të regjistrojnë orët e punës apo të paraqesin kërkesa për leje.

Megjithatë, pagat e punonjësve janë ekzekutuar normalisht, sipas burimeve të cituara nga POLITICO.

Një tjetër element shqetësues lidhet me mënyrën se si është realizuar sulmi. Sipas raportimit, CERT-EU, institucioni përgjegjës për sigurinë kibernetike të institucioneve të Bashkimit Evropian, zbuloi në fillim të këtij muaji se hakerë ndërkombëtarë kishin përdorur ARTEX, një mjet publik i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, i projektuar për identifikimin e dobësive në sistemet informatike.

Një zyrtar evropian i tha POLITICO-s se disa aktorë keqpërdorin mjete të tilla dhe kanë shënjestruar Komisionin Evropian.

Si masë paraprake, disa aplikacione u çaktivizuan përkohësisht, ndërsa shumica e tyre tashmë janë rikthyer në funksion.

Sulmi ka aktivizuar edhe strukturat më të larta drejtuese të institucionit. Sipas një emaili të brendshëm të rrjedhur, të siguruar nga POLITICO, Bordi i Menaxhimit të Korporatës, organi më i lartë i brendshëm për menaxhimin e krizave, është mbledhur në një takim urgjent për të diskutuar incidentet e vazhdueshme kibernetike.

Departamenti i shërbimeve dixhitale ka urdhëruar gjithashtu kontrolle më të rrepta të sigurisë.

Ndërkohë, komisionerja për teknologjinë, Henna Virkkunen, ka informuar kolegët e saj gjatë mbledhjes së Kolegjit të Komisionerëve mbi masat e menjëhershme të ndërmarra për përballimin e situatës.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, konfirmoi për POLITICO se institucioni ka ndërmarrë masat e nevojshme pas zbulimit të një fushate kibernetike.

“Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e nevojshëm në përgjigje të një fushate të zbuluar kibernetike. Janë shënjestruar sisteme individuale dhe, në përputhje me praktikat tona standarde, kemi informuar personat e prekur”, deklaroi Regnier.

Megjithatë, hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse të dhënat personale të punonjësve janë komprometuar dhe sa e gjerë mund të jetë kjo ndërhyrje.

Sipas burimeve të POLITICO-s, pikërisht pasiguria mbi përmasat e incidentit ka bërë që komunikimi me stafin të mbetet i kufizuar.

Sulmi ndaj Komisionit Evropian vjen në një periudhë kur janë raportuar edhe incidente të tjera të rëndësishme kibernetike në nivel ndërkombëtar, që kanë prekur kompani teknologjike, banka amerikane dhe faqe të njohura interneti, përfshirë ato të Air France, BBC dhe Zoom.

Nga Kategoria

Ekstra

Rekord në ankand, piktura e Van Gogh shitet për 190 milionë dollarë

19 Nëntor, 2026
Kryesore

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

19 Nëntor, 2026
Bota

Trump dhe Putin 40 min takim ‘kokë më kokë’ në Kinë, presidenti amerikan: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, është miku im!

19 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sulm kibernetik ndaj Komisionit Evropian, sistemet jashtë funksionit për mbi 10 ditë, dyshime për rrjedhje të të dhënave personale

19 Nëntor, 2026

Rekord në ankand, piktura e Van Gogh shitet për 190 milionë dollarë

19 Nëntor, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

19 Nëntor, 2026

Trump dhe Putin 40 min takim ‘kokë më kokë’ në Kinë, presidenti amerikan: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, është miku im!

19 Nëntor, 2026

Deco dhe Bojan zbulojnë pengun e madh të Barcelonës: Luis Díaz, transferimi që nuk u realizua

18 Nëntor, 2026

Conte lë derën hapur për Juventusin: “Herët a vonë, ai rreth duhet të mbyllet”

18 Nëntor, 2026

Studimi zbulon gjurmët e produkteve ultra të përpunuara në gjak

18 Nëntor, 2026

Princi Harry: Nëse është e nevojshme të luftoj Rusinë, jam 100% gati të kthehem në ushtri

18 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.