• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri

29 Qershor, 2026
tek Kosova, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Shqipëri, me seli në Tiranë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një postim në rrjetet sociale, ministria bën të ditur se Osaj është gruaja e parë që emërohet në këtë pozitë në Shqipëri.

“Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Fatbardha Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën e atasheut të Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo edhe:

E rëndë në Kosovë: Vritet një i ri dhe djali i tij i vogël, autor dyshohet babai i 27-vjeçarit

E rëndë në Gjilan/ Arrestohet 65-vjeçari, dyshohet se vrau të birin 27-vjeçar dhe nipin

Emërimi i Osajt vjen në kuadër të përfaqësimit të Kosovës në misionet diplomatike dhe forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë.

Sipas Rregullores për atashetë e Mbrojtjes, atasheu i Mbrojtjes është përgjegjës për bashkërendimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake në shtetin ku është emëruar.

Rregullorja përcakton se atasheu i Mbrojtjes gëzon imunitet diplomatik, ushtron të drejtat dhe privilegjet e gradës diplomatike të ministrit këshilltar, zhvillon karrierën ushtarake sipas legjislacionit në fuqi dhe është në vartësi organizative të shefit të misionit diplomatik, ndërsa për çështjet operacionale, administrative, financiare dhe ushtarake i përgjigjet ministrit të Mbrojtjes dhe komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, rregullorja parashikon se atasheu i Mbrojtjes mund të ketë staf civil mbështetës lokal, me autorizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas procedurave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Nga Kategoria

Kosova

E rëndë në Kosovë: Vritet një i ri dhe djali i tij i vogël, autor dyshohet babai i 27-vjeçarit

1 Nëntor, 2026
Kosova

E rëndë në Gjilan/ Arrestohet 65-vjeçari, dyshohet se vrau të birin 27-vjeçar dhe nipin

1 Nëntor, 2026
Kosova

“Ndihem e rrezikuar”/ Del letra tjetër e Arlinda Zekajt para vrasjes

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën

1 Nëntor, 2026

Pragmatizëm diplomatik apo politikë personale? Çfarë qendron pas afrimit të Ramës, me Izraelin?

1 Nëntor, 2026

Paralajmërimi amerikan shmang një sulm fatal në Moskë

1 Nëntor, 2026

U arratis pasi humbi zgjedhjet, Trump pret ish-kandidatin për president që po hetohet në Brazil: Të rrijë sa t’i dojë kokrra e qejfit

1 Nëntor, 2026

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake pas mbylljes së votimit! Mbështetëse e dialogut me Moskën

1 Nëntor, 2026

U nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, homazhet për ish-deputetin dhe diplomatin Bashkim Zenelin të hënën te Kuvendi

1 Nëntor, 2026

Real Madrid fiton 3-0 në Santander, Güler dhe Bellingham udhëheqin ‘Los Blancos’

1 Nëntor, 2026

Arsenal mposht Liverpoolin në Anfield dhe merr kreun e Premier League

1 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.