• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Kemi tejkaluar objektivin, pagat në nivel mesatar 968 euro”, Rama: Lufta kundër korrupsionit, luftë për modernizimin e shtetit

30 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç e do tradita, kreu i qeverisë ka mbajtur sot në ambientet e kryeministrisë konferencën e fundvitit m gazetarët. Teksa renditi arritjet më të rëndësishme të vendit gjatë vitit që po lëmë pas, kryeministri Rama u ndal edhe te rritja ekonomike. Ai bëri me dije se objektivi i vendosur në qershor për të rritur rrogën mesatare në nivelin mesatar 900 euro është tejkaluar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama: Siç u deklarua nga INSTAT ne kemi shkuar përtej objektivit të vendosur që në qershorin e vitit që po lëmë pas. Pagat të arrinin në nivelin mesatar 900 euro. Jemi në 968 euro dhe tavani i pamendueshëm deri para disa viteve është një shtrirje krahu larg. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes domethënëse dhe ekonomisë dhe mundësive sepse një gjë është të duash rrisësh pagash dhe pensionet dhe një gjë tjetër është të mundësh t’i rrisësh. Kur morëm detyrën, një vend i zhytur në borxhe, në pluhur dhe ku faktikisht vetëm larja e borxheve dhe vetëm rikapja e ritmit të financimit të rrugëve të lëna rrugëve, të cilat ishin propaganduar si rrugë të mbaruara por në fakt ishin vetëm tendera dhe kontrata pa pasur paratë, na morën kohë të madhe por sot jemi në kushte të tjera dhe në aspekt tjetër. Ne nuk kemi pasur një administratë që kishte motivimin por edhe mundësitë që të shërbente me dinjitet. Sot e kemi falë një transformimi epokal që kemi bërë përmes kalimit të shërbimeve, për të cilat deri dje duhej mbajtur radha në shi dhe diell dhe i binte që të paguaje bakshish dhe për të marrë një certifikatë, në xhepin tonë aty ku kemi telefonin celular.

Në fillim të vitit të ri, do të kemi një tjetër zhvillim domethënës, asistenti virtual që është futur në sistemin e shërbimeve të e Albania dhe i është përgjigjur mbi 1 milionë pyetjeve gjatë 2024, do të kalojë nga një asistent me shkrim, në një asistent që do të flasë me këto që do të kërkojë një shërbim. Jo vetëm që do të flasë, por do të bëjë dhe shërbimin. Kjo falë punës që po bëjmë që kur kam deklaruar këtë rëndësi me ekipin e Microsoft dhe falë punës së AKSHI dhe drejtueses, që ka bërë të mundur që të jemi një nga vendet avangardë në drejtim të shërbimeve online. Që të bëhesh avangardë në fusha të tjera, kur je në një klub aq të zhvilluar, është e pamundur. Nëse shikoni listën e vendeve që kanë bërë përparimet më të mëdha në futjen e teknologjisë në reformimin dhe transformimin e administratës, do të gjeni vende që nuk hyjnë te vendet e mëdha në gjëra të tjera Estonia që e nisi rrugën e vet pas rënies së Bashkimit Sovjetik si Lituania dhe Letonia, u vë avangard sepse vuri vëmendje të vecantë te teknologjia. Në këtë shërbim të E Albania, jemi avangard dhe me futjen e asistentit virtual me zë dhe figurë dhe në shërbim, do të kalojmë në një nivel të ri.

Lexo edhe:

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

Plagosja në sy e Erjon Vishkullit, reagojnë Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie

Më tej, duke u ndalur te korrupsioni, Rama tha se lufta ndaj këtij fenomeni është luftë për modernizimin e shtetit.

Rama: Lufta kundër korrupsionit është luftë për modernizimin e shtetit. Ajo që Shqipëria ka pasur problemin e vet më të madh ka qenë korrupsioni endemik në çdo hap për çdo gjë, për çdo dokument. Sot panorama është krejt tjetër dhe ka mbetur vetëm një gur i fundit i këtij mozaiku për ta mbyllur epokën otoname që është përfundimi i projektit të futjes së Kadastrës së këtë sistem të teknologjisë.

Në aspektin e shërbimeve publike vlerësimi është gjerësisht ndërkombëtar në të gjitha klasifikimet për rritjen e kapaciteteve në këtë drejtim do ta gjeni Shqipërisë në pjesët e sipërme të tabelave të klasifikimit. Për kuriozitetin tuaj, nga viti 2013 ku Shqipëria cilësohej në raportin e progresit me ecuri pozitive t modeurar. Sot kemi një ndryshim dhe një rritje të stadit, që thuhet të mirë. Kur merr këtë stad ti je në BE. Një gje tjetër është që Shqipëria zuri vendin e parë në një konkurrim global për ekspertizën në lidhje me fushën e kibernetikës mes 108 shteteve pjesëmarrëve. Ajo që dua të bëj me dije se gjithë ky volum pune i bërë për të sotmen shoqërohet nga një volum pune që po bëhet për të ardhmen.

Tags: Rama

Nga Kategoria

Aktualitet

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

26 Tetor, 2026
Kryesore

Plagosja në sy e Erjon Vishkullit, reagojnë Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie

26 Tetor, 2026
Lajme

Po fuste emigrantë ilegalisht në Angli me jaht, shpallet fajtor shqiptari

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Topi i Artë 2026: Ja si duket Top 10, ku u renditën Mbappé dhe Yamal?

27 Tetor, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026

26 Tetor, 2026

Kane fiton Trofeun Gerd Müller

26 Tetor, 2026

Unai Simón fiton Trofeun Yashin, shpallet portieri më i mirë i vitit

26 Tetor, 2026

De la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit: “Është një arritje kolektive”

26 Tetor, 2026

Lamine Yamal fiton Trofeun Kopa për herë të tretë radhazi

26 Tetor, 2026

Britania shqyrton rregulla më të rrepta për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve

26 Tetor, 2026

Topi i Artë 2026 nis me 45 minuta vonesë, zbulohet arsyeja e shtyrjes

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.