• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Kaká flet hapur për Real Madrid: Jam në krye të listës së dështimeve bashkë me Hazard

12 Qershor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Kaká ka folur me shumë sinqeritet për periudhën e tij te Real Madrid, duke pranuar se aventura në “Santiago Bernabéu” nuk shkoi ashtu siç pritej.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Braziliani u transferua te Real Madrid në vitin 2009 nga Milan, në të njëjtën verë kur në Madrid mbërritën edhe Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. Klubi pagoi rreth 67 milionë euro për të, por dëmtimet dhe konkurrenca e madhe bënë që Kaká të mos arrinte nivelin që kishte treguar më parë në Itali.

Në një intervistë me Rio Ferdinand, ish-fituesi i “Topit të Artë” u tregua shumë vetëkritik.

Lexo edhe:

CSD çon Tebas në Gjykatën Administrative të Sportit pas deklaratave për Real Madridin

Haaland gati për Aston Villën, Maresca jep lajmin e mirë

“Periudha ime te Real Madrid ishte shumë e plotë, si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Erdha nga Milan si lojtari më i mirë, por nëse sot kërkon blerjet më të këqija në historinë e Real Madrid, unë jam në krye të listës bashkë me Hazard. Mund ta shihni: Kaká dhe Hazard”, u shpreh braziliani.

Kaká shpjegoi se problemet e tij në Madrid lidheshin kryesisht me dëmtimet dhe zgjedhjet e trajnerit José Mourinho.

“Problemet e mia në Madrid ishin, së pari dëmtimet, dhe së dyti vendimet e trajnerit. Mourinho preferonte lojtarë të tjerë: Özil, Di María, Benzema, Cristiano… Ne luftonim për dy vende në formacion dhe ai zgjodhi lojtarë të tjerë”, tha Kaká.

Braziliani pranoi se ajo periudhë e vuri në dyshim edhe identitetin e tij si futbollist.

“Pyesja veten: Kush jam unë? Më i miri në botë apo një nga blerjet më të këqija të Real Madrid? Në atë moment, besimi ishte shumë i rëndësishëm për mua. Nuk isha as më i miri në botë dhe as një nga më të këqijtë. Isha fëmijë i Zotit”, deklaroi ai.

Pavarësisht vështirësive, Kaká theksoi se nuk ka asnjë inat ndaj Real Madrid dhe se ruan mirënjohje të madhe për Florentino Pérez.

“Ditën që u largova, Florentino më thirri në zyrë dhe më tha: Nuk shkoi siç dëshironim të gjithë, por jam shumë i lumtur që luajte për ne. Ke qenë gjithmonë profesionist dhe me integritet. Nuk ke thënë kurrë asgjë të keqe për trajnerin, klubin apo askënd këtu”, tregoi Kaká.

Ai shtoi se nuk do të flasë kurrë keq për klubin apo për trajnerin, pasi ajo eksperiencë e ndihmoi të bëhej personi që është sot.

Në të njëjtën intervistë, Kaká foli edhe për Cristiano Ronaldon, duke e cilësuar si një shok të madh skuadre dhe një lojtar frymëzues.

“Ai kishte mënyrën e tij të të menduarit, të thyente rekorde dhe të shënonte më shumë gola. Ishte frymëzim. Kur ke lojtarë si ai në skuadër, është diçka e jashtëzakonshme”, tha braziliani.

Kaká përmendi gjithashtu Ronaldo Nazario si lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur, ndërsa për Lamine Yamal tha se i ngjan më shumë Neymarit në stilin e lojës.

Tags: Eden HazardKakáReal madrid

Nga Kategoria

Sporti

CSD çon Tebas në Gjykatën Administrative të Sportit pas deklaratave për Real Madridin

22 Tetor, 2026
Sporti

Haaland gati për Aston Villën, Maresca jep lajmin e mirë

22 Tetor, 2026
Sporti

Kane shkruan historinë në Champions me një rekord të pazakontë

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kurti takon kancelarin Merz: 1,5 miliardë euro investimet direkte nga Gjermania në Kosovë

22 Tetor, 2026

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

22 Tetor, 2026

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22 Tetor, 2026

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga viti 2024

22 Tetor, 2026

Protesta në Poloni kundër bllokimit të reformave të ligjit për abortin

22 Tetor, 2026

Vuçiç për situatën në Shqipëri: Rama gaboi, nëse shkon në zgjedhje do humbasë

22 Tetor, 2026

Mijëra studentë në rrugët e Vjenës, kundërshtojnë buxhetin për universitetet

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.