Presidenti i dorëhequr i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar valën e protestave masive që po zhvillohen në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës.
Gjatë një interviste të dhënë në televizionin serb TV Prva, Vuçiç, hoqi një paralele mes protestave në Francë dhe në Shqipëri, teksa komentoi edhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama.
Vuçiç tha se Rama bëri gabim duke humbur kohë sepse besonte se mund t’i qetësonte gjërat. Nga ana tjetër Vuçiç e quajti Ramën “aset të Shqipërisë”.
Sipas liderit serb, Rama gaboi kur besoi se situata e tensionuar në shesh mund të qetësohej përmes taktikave të zbutjes apo dialogut.
“Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi me diçka. Dhe gaboi, humbi kohën e tij. Dhe ata tani… nëse presioni i revoltës e detyron atë që të shpallë zgjedhje të parakohshme, ai do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje.”
Kujtojmë se vetë Serbia ndodhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat u diktuan pikërisht nga një valë e gjatë protestash popullore dhe studentore në Beograd.











