Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar për sfidën ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League, që nis në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa në repartin defensiv janë Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj.
Në formacion janë gjithashtu Pilo, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi, ndërsa në repartin ofensiv besimi i është dhënë Ernest Muçit dhe Rey Manajt.
Kapiteni i kuqezinjve do të jetë Berat Gjimshiti.
Atmosfera në “Air Albania” pritet të jetë e zjarrtë, pasi, siç u raportua disa ditë më parë, të gjitha biletat për këtë sfidë janë shitur.
Kuqezinjtë kërkojnë një rezultat pozitiv për të vazhduar ecurinë e mirë në grup dhe për të mbajtur pozitat e tyre në krye.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Pilo, Ramadani, Asllani, Laçi, Muçi, Manaj.











