Janë publikuar pamjet nga momenti kur 24-vjeçaren Rozalinda Plaku lirohet nga ish-i fejuari i saj, Refit Buzi, i cili e mbajti peng për disa orë.
Në video shihet momenti kur e reja del nga automjeti ku mbahej kundër vullnetit të saj. Menjëherë pas daljes, një efektiv policie i shkon pranë, e merr në krah dhe e largon nga vendi i ngjarjes.










