• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 16 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Hungaria sfidon BE, kundër ndalimit të gazit rus

3 Dhjetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Hungaria do ta sfidojë vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen dorë në mënyrë graduale të burimeve të energjisë ruse. Lënda do të dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, më 3 dhjetor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar që të heqin dorë gradualisht nga importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund varësisë disa dekadëshe të bllokut nga energjia ruse. Vendimi u mor pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë dhe Sllovakisë.

Sllovakia po shqyrton gjithashtu opsionet e saj ligjore kundër urdhrit të BE-së, pasi të dyja vendet vazhdojnë të jenë shumë të varura nga furnizimet me gaz dhe naftë nga Moska dhe frikësohen se alternativat më të kushtueshme do të dëmtonin ekonomitë e tyre.

Lexo edhe:

Argjentina në finale, mposht me përmbysje rezultati Anglinë

Eleminimi i Francës nga Botërori, Macron: E vështirë, por do ringriheni

“Pranimi dhe zbatimi i këtij urdhri të Brukselit është i pamundur për Hungarinë”, tha Szijjarto gjatë një prononcimi të transmetuar në faqen e tij në Facebook.

Ai tha se ky veprim shkel dokumentin themelues të BE-së dhe se përbën një masë sanksionesh të maskuar si politikë tregtare.

Szijjarto tha se Hungaria do ta paraqesë zyrtarisht çështjen në gjykatën më të lartë të BE-së sapo vendimi të finalizohet në Bruksel.

Ai shtoi se ka biseduar me kolegun e tij nga Sllovakia për këtë çështje dhe se janë pajtuar që të koordinohen.

Të mërkurën, Qeveria e Sllovakisë, e cila sikurse ajo e Hungarisë ka mbajtur raporte me Rusinë pavarësisht se Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, diskutoi opsionet e saj ligjore, por nuk tha se çfarë veprimi do të ndërmerrte.

Sllovakia muajin e kaluar sinjalizoi se do të shqyrtonte rrugët ligjore, duke theksuar se shumëçka do të varet nga mënyra se si Komisioni Evropian do të përmbushë garancitë për mungesën e mundshme të furnizimeve apo rritjes së çmimeve. (REL)

Nga Kategoria

Bota

Argjentina në finale, mposht me përmbysje rezultati Anglinë

15 Korrik, 2026
Bota

Eleminimi i Francës nga Botërori, Macron: E vështirë, por do ringriheni

15 Korrik, 2026
Bota

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

15 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

FIFA hap hetim ndaj Argjentinës, rrezikon gjobë

16 Korrik, 2026

Tronditje për Arsenalin, Saliba rrezikon 4-5 muaj jashtë fushave

16 Korrik, 2026

Digne thyen heshtjen pas penalltisë ndaj Lamine Yamal: Jam i zhgënjyer nga vetja

16 Korrik, 2026

Përmbysje në Universitetin e Tiranës! Gjykata rrëzon rektorin Artan Hoxha dhe rikthen në krye të Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxhën

16 Korrik, 2026

“E kujtoj çdo ditë” – Vrasja e Martin Canit, Rama: Ata që e përdorën për politikë e harruan

16 Korrik, 2026

14-vjeçari tenton të vjedhë marketin në qendër të Krujës, thyen xhamat me çekiç

16 Korrik, 2026

PD bojkot, PS voton e vetme rendin e ditës! Miratohen edhe rezolutat për punën e 10 institucioneve! Braçe kundër ligjit për ‘mbrojtjen e tokës bujqësore’, abstenon një tjetër

16 Korrik, 2026

Smart City/ Rama: Të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të Martin Canit, une e kujtoj çdo ditë me këtë projekt në nderim të tij

16 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.