• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 13 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Gjyqi kundër Dados/ Administrativja refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj e Bashkia ankimojnë vendimin në Apel

13 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi Gjykata Administrative refuzoi të pranojë shqyrtimin në themel të padisë që kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados në detyrën e prokurorit, Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë e kanë ankimuar vendimin në Apel.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Çështja që shtron i pari i Tiranës është se a mundet të ushtrojë pushtet penal një person i emëruar në kundërshtim nga ligji.

Ai pyet pse një kryetar bashkie i zgjedhur me votë nga qytetarët duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe gjykatës, ndërsa i njëjti standard nuk funksionon për prokurorin.

Lexo edhe:

Eklipsi diellor dhuron pamje spektakolare tek “Rana e Hedhun” (FOTO)

“Shmangni shpenzimet e bëra nga impulsi”, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Lidhur me çështjen, gjykata tha se Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë. Të pasurprizuar nga vendimi, kryebashkiaku dhe avokati i tij, Plarent Ndreca, paralajmëruan vijimin e çështjes në Apel.

Njoftimi:

Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë ankimuar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë që kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados në detyrën e prokurorit.

Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit? Pikërisht kësaj pyetjeje Gjykata nuk i dha përgjigje. Ajo e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar në themel faktin se, në momentin e emërimit në vitin 2008, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte asnjë nga kriteret ligjore përjashtimore që do të lejonin emërimin e tij si prokuror.

Çështja bëhet edhe më serioze sepse pretendohet pavlefshmëria absolute – forma më e rëndë e paligjshmërisë së një akti administrativ. Ligji parashikon që ajo mund të konstatohet në çdo kohë, madje edhe kryesisht nga vetë gjykata. Megjithatë, Gjykata e mbylli procesin për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar pikërisht atë që ligji i lejon dhe i kërkon ta konstatojë edhe kryesisht: nëse akti që i ka dhënë Ols Dados statusin e prokurorit është apo jo absolutisht i pavlefshëm. Pra, përballë pretendimit se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi bazën e një akti juridikisht të pavlefshëm, Gjykata zgjodhi të mos e verifikojë fare këtë pretendim.

Kjo çështje shkon përtej interesit individual të Erion Veliajt. Ajo shtron një pyetje themelore për shtetin e së drejtës: a janë të gjithë të barabartë përpara ligjit, apo prokurorët dhe gjyqtarët përjashtohen nga kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së titullit mbi të cilin ushtrojnë pushtetin e tyre?

Kryetari i Bashkisë, i zgjedhur demokratikisht nga rreth 160 mijë qytetarë të Tiranës, i është nënshtruar pushtetit penal të shtetit, ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh pa vendim gjykate fajësie dhe po gjykohet për dyshimet e ngritura ndaj tij. Përse, atëherë, prokurori që ka ushtruar këtë pushtet penal duhet të mbetet jashtë kontrollit të një gjykate për një pyetje elementare: a e ka fituar ligjërisht statusin dhe kompetencën për të vepruar si prokuror? Nëse i zgjedhuri nga qytetarët duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe gjykatës, përse prokurori i emëruar refuzon t’i nënshtrohet të njëjtit standard për ligjshmërinë e pushtetit që ushtron?

Barazia para ligjit nuk mund të funksionojë vetëm për të akuzuarin. Edhe pushteti që heton dhe akuzon duhet të provojë se buron nga ligji.

Pikërisht këtë kërkuam nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe pikërisht këtë kërkojmë sot nga Gjykata Administrative e Apelit: asnjë imunitet për Kryetarin e Bashkisë, por asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin.

Nga Kategoria

Aktualitet

Eklipsi diellor dhuron pamje spektakolare tek “Rana e Hedhun” (FOTO)

13 Gusht, 2026
Ekstra

“Shmangni shpenzimet e bëra nga impulsi”, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

13 Gusht, 2026
Kryesore

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse dhe helikopterët vijojnë operacionin

13 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjyqi kundër Dados/ Administrativja refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj e Bashkia ankimojnë vendimin në Apel

13 Gusht, 2026

Eklipsi diellor dhuron pamje spektakolare tek “Rana e Hedhun” (FOTO)

13 Gusht, 2026

“Shmangni shpenzimet e bëra nga impulsi”, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

13 Gusht, 2026

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse dhe helikopterët vijojnë operacionin

13 Gusht, 2026

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

13 Gusht, 2026

Edi Rama kryebashkiakëve në mbledhje: Turp të keni që dogjët teserat e partisë sonë

12 Gusht, 2026

PSG mposht Aston Villën dhe fiton Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi

12 Gusht, 2026

Zyrtare, Xavi Hernández emërohet trajneri i ri i Holandës

12 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.