• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Protestat në Tiranë, Rama nga kioska e djegur: Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE! Durim, do të kalojë

16 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga një prej kioskave të djegura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama përforcoi të njëjtën deklaratë të një dite më parë se pas sulmeve në kryeqytet nuk qëndrojnë studentët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Fajin ia adresoi sërish opozitës së kapur dhe të huajve që s’e duan Shqipërinë në BE. Për kryeministrin nuk është rastësi që mbyllja e kapitullit të katërt përkon me një protestë të kësaj përmase.

Ai u dha sërish të drejtë studentëve për kërkesat e tyre, por tha se nuk ka përkulje para dhunës. Me bindje, u shpreh se duhet bërë durim në këtë situatë për të dalë më të fortë.

Lexo edhe:

Thyhen konviktet e qytetit studenti, FNSH niset me urgjencë

Shpërthim me tritol në Shkodër

“Përballuam një tërmet me pasoja, ruajna Zot ku e ku më të mëdha dhe ia dolëm së bashku dhe sot ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda, jetojnë në shtëpi më të mira e më të forta. Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve te fëmijët e tyre kjo gërmadhë? E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit në maska nuk ka të bëjë me hallet e problemet e dikujt që do një jetë më mirë. E gjithë kjo është po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë dhe është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara nga urrejtja më e verbër. Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës nuk janë studentët dhe as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, të vënë maska, të shkulin trotuaret dhe qëllojnë policinë?

Si mund të rrezikohet jeta e të miturve si një lukuni e verbër për axhendë të tjetërkujt? Sot mbështetet nga duar të tjera, të huaja që s’e duan Shqipërinë të qetë, të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan pjesë të familjes së bashkuar europiane, aty ku do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe zgjedha e zgjedhës së detyruar. Nuk e duan Shqipërinë të lirë. Ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi. E gjithë kjo që po ndodh është sprovë, test i karakterit tonë dhe një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese që na është vënë përpara. Studentët, sipërmarrësit, kanë të drejtë të kërkojnë më shumë ndërkohë që problemet janë aty, duhen adresuar ndërkohë që përpiqemi të bëjmë më të mirën, të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë.

E kemi sjellë Shqipërinë e Tiranën deri këtu, këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse. Kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi, gabon. Kjo do të thotë ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë. Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës dhe s’ka arritur asgjëkund. Motra e vëllezër, durim se kjo do të kalojë dhe do të dalim më të fortë dhe të vetëdijshëm”, tha Rama.

Nga Kategoria

Aktualitet

Thyhen konviktet e qytetit studenti, FNSH niset me urgjencë

15 Tetor, 2026
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Shkodër

15 Tetor, 2026
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së sërish thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demostratat

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protestat në Tiranë, Rama nga kioska e djegur: Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE! Durim, do të kalojë

16 Tetor, 2026

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Qeveria të dëgjojë kërkesat e të rinjve dhe të hapë dialog

15 Tetor, 2026

Thyhen konviktet e qytetit studenti, FNSH niset me urgjencë

15 Tetor, 2026

SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës

15 Tetor, 2026

Protestuesi i lënduar dhe me pranga paraqitet në Spitalin e Traumës

15 Tetor, 2026

Shpërthim me tritol në Shkodër

15 Tetor, 2026

Egnatia debuton me barazim në Conference League, Gruda shënon ndaj Midtjylland

15 Tetor, 2026

Zjarre edhe te “Rruga e Dibrës”, digjen koshat e mbeturinave

15 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.