• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 21 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

GJKKO cakton masën “detyrim paraqitje” ndaj Jonaid Myzyrit, pezullohet nga detyra

30 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

GJKKO ka caktuar masën “detyrim paraqitje” ndaj kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Myzyri është duke u hetuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “falsifikim dokumentesh”. Ai gjithashtu është pezulluar nga detyra.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në njoftim bëhet me dije se janë marrë të pandehur edhe 7 persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa 3 të tjerë janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Njoftimi:

Lexo edhe:

Vijojnë kontrollet blic në burgjet në Shkodër, Peqin e Durrës! Ja çfarë u sekuestrua

Dosja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e Agron Shehajt

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit penal 175/1 i vitit 2022*, me vendimin nr.61, datë 30.06.2025, ka caktuar masën e sigurisë ndaj shtetasit, J. M., i cili mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, i dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, të cilit i është komunikuar akuza.

Masa e vendosur përfshin“Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues,“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar për ekzekutim vendimin, nr.61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës së mësipërme, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

Për këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur: J.M., V.Zh., L.S., M.Z., E.B., V.H., G.A., dhe A.H., të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Nga Kategoria

Aktualitet

Vijojnë kontrollet blic në burgjet në Shkodër, Peqin e Durrës! Ja çfarë u sekuestrua

21 Maj, 2026
Aktualitet

Dosja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e Agron Shehajt

21 Maj, 2026
Aktualitet

Raporti i IBAR: BE kritika për korrupsionin dhe ndërhyrjet ndaj SPAK!

21 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rrëzimi i avionit në vitin 2009 ku humbën jetën 228 pasagjerë, Airbus dhe Air France shpallen fajtorë

21 Maj, 2026

Ky është një ndër tre vendet me jetëgjatësinë më të gjatë në botë

21 Maj, 2026

Vijojnë kontrollet blic në burgjet në Shkodër, Peqin e Durrës! Ja çfarë u sekuestrua

21 Maj, 2026

Dosja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e Agron Shehajt

21 Maj, 2026

Raporti i IBAR: BE kritika për korrupsionin dhe ndërhyrjet ndaj SPAK!

21 Maj, 2026

Zbardhet drafti i konsensusit PS-PD/ Kreu i SPAK s’raporton më në Kuvend, por te komisioni ‘Xhafaj’

21 Maj, 2026

Klotilda Bushka del nga SPAK pas 2 orësh, “kyç” gojën për gazetarët

21 Maj, 2026

Turqia nxjerr nga Izraeli aktivistët e ndaluar të flotiljes ‘Sumud’, po dërgohen drejt Stambollit! Mes tyre edhe shqiptari Goxhaj

21 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.