Këta janë dy personat që ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një lokali dhe humbën jetën.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, në fshatin Karmë në Vaun e Dejës.
Përmes një njoftimi, Policia bëri të ditur se në kontakt me energjinë ranë 40-vjeçari Sokol Preka, roje i lokalit dhe 46-vjeçari David Deda, elektricist.
Të dy humbën jetën teksa po transportoheshin në spital.
Preka dhe Deda kanë qenë duke rregulluar një instalim të brendshëm te një biznes privat anës rrugës së Komanit, në afërsi të rezervateve të peshkut, kur ranë në kontakt me energjinë elektrike.
David Deda ishte edhe punonjës në nën/stacionin Elektrik në Koman.











