Situata me zjarret vijon të jetë problematike në Mallakastër, veçanërisht në krahun e Drenies, ku era e fortë e nisur prej mesditës ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e disa vatrave.
Kushtet e motit kanë vështirësuar ndërhyrjen në terren, ndërsa forcat zjarrfikëse të Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit po punojnë nga toka për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.
Ndërkohë, në operacion është përfshirë edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri në zonat ku terreni i thyer nuk lejon afrimin e mjeteve zjarrfikëse.
Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera.











