Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, duke shprehur gatishmërinë për të zhvilluar bisedime në çdo kohë.
Për të tretën ditë radhazi, Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video të sofrës së gurtë të dialogut, të vendosur para Kryeministrisë.
Nga ana tjetër, protestuesit vijojnë të refuzojnë ofertën e kreut të qeverisë, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij pa kushte.











