Michael Carrick dhe kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, kanë zhvilluar një takim privat për të sqaruar tensionet mes tyre përpara transfertës ndaj Chelsea.
Sipas BBC Sport, dyshja bisedoi të martën në qendrën stërvitore të klubit, me synimin për të diskutuar hapur problemet e krijuara gjatë ditëve të fundit.
Fernandes mbeti në stol gjatë humbjes 3-0 ndaj Bournemouth, pasi më herët kishte kritikuar taktikat e Carrick pas disfatës 4-1 ndaj Como në Champions League.
Nuk është bërë e ditur nëse mesfushori portugez ka kërkuar falje për komentet e tij, por ekziston mundësia që ai të rikthehet në formacionin titullar në ndeshjen ndaj Chelsea.
Pavarësisht presionit të madh, Carrick do të vazhdojë të drejtojë skuadrën në “Stamford Bridge”. Drejtuesit e Manchester United kanë vendosur t’i japin 45-vjeçarit edhe një mundësi për të ndryshuar situatën, edhe pse skuadra ndodhet në vendin e 16-të në Premier League.
Një tjetër lajm pozitiv për Carrick është rikthimi i Kobbie Mainoo në stërvitje pas rreth dy javësh mungesë për shkak dëmtimi.
Brenda klubit ekziston gjithashtu bindja se përgjegjësia për rezultatet e dobëta nuk i takon vetëm trajnerit. Drejtuesit besojnë se skuadra ka cilësi për të luftuar për një vend në Champions League dhe se lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi.
Megjithatë, BBC Sport raporton se Manchester United ka përfshirë në listën e alternativave për stolin Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann, në rast se rezultatet nuk përmirësohen.











