• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

EMRI/ Sherri mes vajzave në Tiranë, kush është Tik Tok-erja që plagosi me thikë 22-vjeçaren

20 Janar, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet (20 Janar), teksa një 26-vjeçare ka goditur shoqen e saj pas sherrit të nisur më herët në Vorë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit ‘Delijorgji’ në Tiranë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spital.

Autorja e dyshuar është shoqëruar në Komisariat dhe më pas arrestuar.

Lexo edhe:

“Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

E hëna me mot të qëndrueshëm, reshje të dobëta në zonat malore

E dëmtuara shoqërohej gjatë sherrit edhe nga motra e saj, që gjithashtu u mor nën hetim.

Shkaku i sherrit deri më tani dyshohet të ketë qenë për arsye banale.

E arrestuara është Kasandra Cani, 26 vjeçe, e njohur si blogere dhe autore e shumë postimeve në TikTok e rrjete sociale, kurse e plagosura Esma Vrlaku, 22 vjeçe, dhe nën hetim motra e saj Xhemile Vrlaku, 24 vjeçe.

Plagosja ka ndodhur pasi dy motrat u tërhoqën nga kallëzimi në polici, por i shkuan te banesa Canit, ku nisën një sherr të dytë, që doli nga kontrolli.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “plagosja e rëndë me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “dëmtime të tjera me dashje”, “kanosja” dhe “dhunimi i banesës”, bëhet me dije zyrtarisht pas veprimeve të kryera.

Policia sqaron se në orën 02:34 të mëngjesit, motrat Vrlaku janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.

“Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit”, sqarohet në njoftim.

Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se, pas largimit nga Komisariati, 2 motrat dyshohet se kanë shkuar në banesën e 26-vjeçares Cani dhe janë konfliktuar fizikisht. 

“Gjatë sherrit, shtetasja K. C., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia e Tiranës për pasojat.

Në fund sqarohet se Komisariati nr. 2 ka ndjekur me përpikëri procedurat ligjore dhe se ‘në asnjë moment nuk u është refuzuar marrja e kallëzimit’ dy motrave. 

Për këtë qëllim disponohen edhe pamjet filmike dhe qëndrimi vetëm për 4 minuta i dy motrave në Polici, duke mos përfunduar procedurën e kallëzimit. Por mbetet e paqartë dinamika dhe shkaku i sherrit mes vajzave. 

Tags: deliorgjiKasandra Canisherri me thikatirane

Nga Kategoria

Ekstra

“Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

8 Qershor, 2026
Kushtet e qëndrueshme të motit dhe ndryshimet e vranësirave, parashikimi për këtë të dielë
Aktualitet

E hëna me mot të qëndrueshëm, reshje të dobëta në zonat malore

8 Qershor, 2026
“U zotua për atë parullë”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë e mbështesin zhvillimin, mos i konfuzoni gjërat.
Kryesore

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

7 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

8 Qershor, 2026
Kushtet e qëndrueshme të motit dhe ndryshimet e vranësirave, parashikimi për këtë të dielë

E hëna me mot të qëndrueshëm, reshje të dobëta në zonat malore

8 Qershor, 2026

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

7 Qershor, 2026

Juventus favorit për Goretzka, bardhezinjtë nisin kontaktet për mesfushorin gjerman

7 Qershor, 2026
“U zotua për atë parullë”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë e mbështesin zhvillimin, mos i konfuzoni gjërat.

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

7 Qershor, 2026

Dy mjekët e spitalit të Lushnjës dalin në mbështetje të protestës, reagon Korreshi: Dolën në krahun e qytetarëve

7 Qershor, 2026

Florentino Pérez fiton bindshëm zgjedhjet te Real Madrid, tani pritet rikthimi i Mourinho

7 Qershor, 2026

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

7 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.