Hansi Flick ka vlerësuar paraqitjen dhe mentalitetin e Barcelonës pas fitores së fundit në kampionat, ndërsa ka rezervuar fjalë të veçanta për Raphinhan.
“Ky është mentaliteti që më pëlqen. Më pëlqen mënyra si sillet Raphinha, madje edhe jashtë futbollit”, deklaroi trajneri gjerman, duke nënvizuar rëndësinë që braziliani ka marrë brenda skuadrës.
Barcelona ka nisur sezonin me ritëm të jashtëzakonshëm në sulm, duke realizuar 28 gola në gjashtë ndeshje. Megjithatë, Flick kërkon më shumë përqendrim: “Luajtëm mirë dhe rezultati është shumë i mirë. Më pëlqen guximi i skuadrës, por kur humbasim përqendrimin, kundërshtari krijon raste dhe shënon. Këtë duhet ta përmirësojmë.”
Trajneri nuk u shqetësua për gabimin e Szczesnyt në golin e pësuar, duke theksuar se gabimet janë pjesë e futbollit. Më shumë shqetësim ka për Joan Garcían, i cili u largua në pushim për shkak të një problemi në gju dhe do t’u nënshtrohet kontrolleve.
Flick e mbylli duke vënë theksin te forca e kolektivit: “Është e rëndësishme të kesh lojtarë të nivelit të lartë, por në fund ajo që ka rëndësi është skuadra dhe gatishmëria e të gjithëve për të ndihmuar njëri-tjetrin.”











