Artistja shqiptare Dua Lipa, ka reaguar ndaj vendimit të Hagë për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ajo pakënaqësinë e saj e shprehu duke publikuar në Instastory logon e UÇK-së me hashtagun ‘Liria Ka Emër’.
Dua Lipa po ashtu në storien tjetër publikoi edhe krimet e luftës së fundit në Kosovë, të kryera nga Serbia.‘1 milion refugjatë; 11 mijë të vrarë; 1 mijë e 24 fëmijë të vrarë; 20 mijë të dhunuar; si dhe 1 mijë e 600 të zhdukur’, shkruan Dua Lipa.











