Tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave të kryeqytetit.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga kanë rënë shtetasit Marjo Cene, Mit’hat Koçi dhe Kostandinos Doko, ndaj të cilëve gjykata kishte caktuar masat e sigurisë “arrest në burg”.
Tre të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Ata ishin në kërkim që pas operacionit të zhvilluar ditët e fundit nga Policia e Tiranës, ku u goditën disa grupe që vepronin thuajse në të gjithë kryeqytetin.











