Gazetari Elton Tozaj ka rikthyer në vëmendje disa episode të vjetra që lidhen me personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar, duke hedhur dritë mbi raste dhune.
Në një intervistë për “Ora News”, Tozaj përmendi rastin e Valbona Selimllarit, duke kujtuar se ajo ishte dhunuar dhe kishte përfunduar në spital në vitin 1991. Ai solli gjithashtu në vëmendje një rast të lidhur me moderatorin dhe gazetarin Adi Krasta, për të cilin tha se edhe ai ishte dhunuar.
“”Të rikujtoj rastin e Valbona Selimmlarit, kur dikur është rrahur dhe ka përfunduar në spital në 91-shin. Të kujtoj rastin e Adi Krastës kur është rrahur. Gjërat janë shumë herë më të thella sa kaq. Domethënë këtu seksllëku ka pas qenë me kohë, kohë përpara”, u shpreh Tozaj gjatë intervistës.
Deklaratat e gazetarit vijnë edhe në një moment kur ai ka folur publikisht për një përvojë personale me dhunën. Rreth një vit më parë, Tozaj u dhunua rëndë dhe u la në rrugë, ndërsa më pas deklaroi se kishte kaluar disa ditë në koma si pasojë e plagëve të marra.











