Policia ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e sotme në Dukagjin, ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri dy persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, dyshohet se janë vrarë babë e bir, Lekë dhe Prel Gjoni ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë Aleks Preka.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes, e cila ndodhet në një zonë të thellë të Dukagjinit.
“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes“, njofton policia paraprakisht.











