• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 1 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Edi Rama: Kërcënimi më i madh i Shqipërisë, janë shqiptarët! Unë fle më pak se 5 orë

1 Gusht, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërcënimi më i madh për Shqipërinë nuk vjen nga faktorë të jashtëm, por nga vetë shqiptarët, nëse vendi nuk vijon përpjekjet për reforma dhe afrimin me Bashkimin Evropian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Deklarata e Ramës u bë gjatë një interviste me Tik-Tokeri e njohur, Max Klymenko, gjatë samitit të NATO-s që u mbajt disa javë më parë. Vetë influenceri, i cili është njëkohësisht edhe biznesmen, ka zgjedhur t’i drejtojë kryeministrit shqiptar disa pyetje pikante mbi çështjet më të rëndësishme të qeverisjes së tij.

Por, përveç çështjeve politike, Klymenko e ka pyetur Ramën edhe për orët e gjumit, pasionin për sportin, si dhe marrëdhënien me liderët e tjerë europianë.

Lexo edhe:

Ermal Beqiraj me kështjellë në Francë, Mirlinda Karçanaj “me qira” në Tiranë

Gratë pas 50 vjeç, e gjejnë lumturinë te miqësitë më shumë se te romanca

Kryeministri veçoi marrëdhënien me homologen italiane, Giorgia Meloni, ndërsa ndryshe u shpreh për Mark Rutte, në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Holandës.

Pjesë nga intervista:

Max Klymenko: Kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në këtë dhomë. Nuk ka njeri këtu. Shqipëria ka një nga flamujt më të bukur që ekzistojnë. Oh, përshëndetje.

Edi Rama: Përshëndetje.

Max Klymenko: Si po ia kalon?

Edi Rama: Mirë.

Max Klymenko: Thjesht dua të të bëj disa pyetje, nëse është në rregull.

Edi Rama: Sigurisht.

Max Klymenko: Cila do të thoshe se është pjesa më e vështirë e punës tënde?

Edi Rama: Të mos çmendesh.

Max Klymenko: Dhe cila është pjesa jote e preferuar e punës?

Edi Rama: Gjërat që janë të mira për njerëzit.

Max Klymenko: Si po e ndihmon Shqipëria Ukrainën?

Edi Rama: Dëgjo, ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë. Ne nuk jemi një vend i madh. Nuk jemi as një vend i pasur. Por kemi qenë pranë saj me gjithçka që kemi mundur.

Max Klymenko: Sipas mendimit tënd, cili është kërcënimi më i madh për Shqipërinë?

Edi Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët, në kuptimin që duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi shumë punë për të bërë dhe duhet të vazhdojmë drejtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Dhe sapo të jemi brenda Bashkimit Evropian, do të jemi të sigurt edhe nga vetja jonë.

Max Klymenko: Puna juaj është puna e dytë në botë me më pak gjumë. Vetëm mjekët flenë më pak se politikanët. Sa gjumë bën zakonisht?

Edi Rama: Mesatarisht pesë orë, mund të jetë edhe më pak.

Max Klymenko: Me cilin nga liderët botërorë do të thoshe se ke marrëdhënien më të mirë? Dhe me cilin do të thoshe se ke marrëdhënien më sfiduese?

Edi Rama: Kam marrëdhënie të mira me të gjithë. Ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Giorgian. Kemi gjithashtu një marrëdhënie të veçantë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese me Mark Rutte, kur ai ishte kryeministër i Holandës. Por më pas u bëmë miq shumë të mirë dhe kemi një miqësi të veçantë. Ai është, pa diskutim, njeriu që di ta menaxhojë më mirë Donald Trump-in.

Max Klymenko: Sa profesione ke pasur në jetën tënde? Nëse mund të rendisësh disa nga gjërat që ke bërë.

Edi Rama: Kam qenë artist me kohë të plotë dhe më pas u bëra… A u bëra politikan? Shpresoj që jo. Por, përndryshe, kam bërë shumë gjëra. Kam luajtur basketboll, kam arritur deri në ekipin kombëtar, jo sepse isha shumë i mirë, por sepse isha i gjatë.

Max Klymenko: Je i lumtur për Knicks?

Edi Rama: Nuk e ndjek më basketbollin me fanellat e zeza jashtë fushës. Nuk është më i njëjti sport.

Max Klymenko: Dhe së fundi, e shoh që duhet të ikim. Pyetja e fundit që bëj zakonisht është: çfarë këshille do t’i jepje një të riu sot?

Edi Rama: Dëgjo, kur isha fëmijë, isha gjithmonë shumë, shumë në siklet kur duhej të merrja këshilla. Dhe kur u bëra i ri, i premtova vetes se sapo të bëhesha i rritur, nuk do t’u jepja kurrë këshilla të rinjve. Nuk është ide e mirë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Ermal Beqiraj me kështjellë në Francë, Mirlinda Karçanaj “me qira” në Tiranë

1 Gusht, 2026
Ekstra

Gratë pas 50 vjeç, e gjejnë lumturinë te miqësitë më shumë se te romanca

1 Gusht, 2026
Aktualitet

Kërcet arma te ura e Milotit, tentohet të ekzekutohet 30-vjeçari nga Rrubiku

1 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Edi Rama: Kërcënimi më i madh i Shqipërisë, janë shqiptarët! Unë fle më pak se 5 orë

1 Gusht, 2026

Ermal Beqiraj me kështjellë në Francë, Mirlinda Karçanaj “me qira” në Tiranë

1 Gusht, 2026

Gratë pas 50 vjeç, e gjejnë lumturinë te miqësitë më shumë se te romanca

1 Gusht, 2026

Kërcet arma te ura e Milotit, tentohet të ekzekutohet 30-vjeçari nga Rrubiku

1 Gusht, 2026

“Pse je kaq mendjemadhe dhe falso?”/ Reagimi epik i Bora Zemanit ndaj akuzave të ndjekësve në rrjetet sociale

1 Gusht, 2026

Pendohet Mohamed Alabbar? “Ndërtimi në Shqipëri ishte gabim, u nxitova”

1 Gusht, 2026

Avokati i martuar kapet “mat” në park duke puthur kolegen 16 vite më të re

1 Gusht, 2026

Chivu pas fitores me penallti ndaj Manchester Cityt në miqësore: “Na mungon një anësor”

1 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.