• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Dimali bashki më vete”, kryebashkiakja Memaj kundërshton hartën e re territoriale: Qyteti ka potencial zhvillimi

2 Gusht, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiakja socialiste e Dimalit, Juliana Memaj, ka kundërshtuar propozimin për shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat dhe atë të Poliçanit, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një reagim të gjatë, Memaj argumenton se Dimali ka identitet historik, ekonomi lokale dhe kapacitete financiare për të vijuar funksionimin si njësi vendore më vete.

Sipas saj, zona ka një histori që shkon që nga antikiteti dhe një potencial të rëndësishëm ekonomik, veçanërisht në bujqësi dhe tregti.

Lexo edhe:

“Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj tij” – Avokati i Thaçit i përgjigjet Marta Kos

“Pasqyra e Çmimeve” hyn në lojë, Rama kërkon transparencë totale nga supermarketet dhe furnitorët: Lini njerëzit të marrin frymë

“Dimali duhet të vijojë të jetë njësi vendore më vete”, shkruan Memaj, duke theksuar se komuniteti i zonës ka shprehur vullnetin për të qëndruar i bashkuar si një njësi administrative, për shkak të lidhjeve historike, traditave dhe potencialit ekonomik.

Kryebashkiakja ngre pikëpyetje mbi kriteret e përdorura për riorganizimin territorial, duke deklaruar se analiza e ekspertëve nuk u është vënë në dispozicion institucioneve vendore për të dhënë sugjerime apo kundërshtime.

Ajo argumenton se Bashkia Dimal ka tregues financiarë që, sipas saj, e justifikojnë vijimin e funksionimit të saj. Memaj përmend nivelin e investimeve nga buxheti vendor, të ardhurat e gjeneruara dhe peshën e sektorit bujqësor në ekonominë e zonës.

“Si do të jetë më mirë Bashkia Dimal me Beratin, kur Bashkia Dimal rezulton të ketë një raport më të lartë të investimeve të kryera nga buxheti i vet krahasuar me Bashkinë Berat?”, shprehet ajo në reagimin e saj.

Sipas Memajt, një ndryshim i tillë duhet të bazohet në kritere të qarta, në një proces transparent dhe me përfshirjen e qytetarëve.

“Një organizëm administrativ është një qenie e gjallë. Çdo ndryshim duhet të jetë i mirë menduar, i argumentuar dhe të dalë nga një proces gjithëpërfshirës”, deklaron kryebashkiakja e Dimalit.

Ajo kundërshton shkrirjen e çdo bashkie që, sipas saj, funksionon dhe ka ekonomi lokale, duke kërkuar që vendimi për Dimalin të rishikohet.

Kundër ndryshimeve të propozuara territoriale kanë dalë edhe disa bashki të tjera. Kreu i Bashkisë Selenicë ka kundërshtuar bashkimin me Vlorën, ndërsa Patosi ka shprehur rezerva për bashkimin me Fierin. Edhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit ka kundërshtuar propozimin, duke paralajmëruar kundërshtime publike ndaj reformës.

Nga Kategoria

Kosova

“Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj tij” – Avokati i Thaçit i përgjigjet Marta Kos

18 Shtator, 2026
Kryesore

“Pasqyra e Çmimeve” hyn në lojë, Rama kërkon transparencë totale nga supermarketet dhe furnitorët: Lini njerëzit të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Kryesore

Habit Dash Sula: Kam rënë në dashuri me Edi Ramën

18 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj tij” – Avokati i Thaçit i përgjigjet Marta Kos

18 Shtator, 2026

“Pasqyra e Çmimeve” hyn në lojë, Rama kërkon transparencë totale nga supermarketet dhe furnitorët: Lini njerëzit të marrin frymë

18 Shtator, 2026

Mancini nis aventurën e dytë me Italinë, priten disa surpriza në grumbullimin e parë

18 Shtator, 2026

JJ Gabriel distancohet nga Manchester United, Real Madridi intensifikon interesin për talentin 15-vjeçar

18 Shtator, 2026

Habit Dash Sula: Kam rënë në dashuri me Edi Ramën

18 Shtator, 2026

VIDEO/ Kërcet grushti mes pasagjerësh në avion, pamjet bëhen virale në rrjet

18 Shtator, 2026

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përgjumet drejtuesi, plagosen një grua dhe një fëmijë

18 Shtator, 2026

Tentoi të korruptojë policin me 2 mijë lekë pasi u kap i dehur në timon, merret nën hetim shoferi në Tiranë!

18 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.