• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Detaje të reja nga tragjedia në Roskovec/ Rozalina Plaku: Isha duke fjetur kur qëlloi mbi prindërit, u zgjova nga krismat

27 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Rozalina Plaka, prindërit e së cilës u vranë të premten nga ish-i fejuari i saj, Refit Nertil Buzi, do të rimerret në pyetje nga prokurorët e çështjes. Kjo sepse dëshmia e saj e parë në polici, nisur nga rrethanat e pengmarrjes së saj nga ish-i fejuari, ishte e paplotë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Burime pranë familjes Plaka thanë se 25-vjeçarja ka rrëfyer se ishte në gjumë kur ndodhi vrasja e babait të saj dhe plagosja për vdekje e nënës. Ajo deklaroi se është zgjuar pasi ka dëgjuar krismat e armës dhe, kur ka dalë nga dhoma, ka parë babanë të shtrirë përtokë, ndërkohë që ish-i fejuari e ka marrë me forcë, duke e kërcënuar me armë, dhe e ka futur në makinë, për t’u larguar më pas drejt kodrave të Kurjanit.

Ndërkohë, Prokuroria po vazhdon hetimet, të cilat përfshijnë jo vetëm rrethanat e ngjarjes së rëndë, por edhe një akuzë për “mashtrim”, që rëndonte mbi 35-vjeçarin. Prokurori Kristi Jorgji, i cili mori pjesë në bisedimet me 35-vjeçarin Buzi për ta bindur të dorëzohej, është edhe prokuror i një çështjeje të ngritur për veprën penale të “mashtrimit”, bazuar në kallëzimin e disa shtetasve kundër Buzit. Burime bëjnë me dije se Buzi ka kryer tregti perimesh, duke u premtuar disa fermerëve shitjen e prodhimeve bujqësore në tregjet evropiane. Por disa shtetas e kallëzuan penalisht për mashtrim, pasi nuk u kishte dhënë paratë e mallit që u kishte marrë për eksport. Buzi ishte në masë sigurie “arrest në shtëpi”, i akuzuar për përndjekje nga ish-e fejuara Rozalina Plaka.

Lexo edhe:

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

Policia nxjerr në rrugë motorët 4 rrotësh për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Dy vjet më parë, gjatë kohës që ndodhej emigrant në Angli, 35-vjeçari Buzi pretendoi se ishte marrë peng nga disa bashkatdhetarë, të cilët kërkuan një sasi të konsiderueshme parash për ta lënë të lirë.

Të premten e 24 korrikut vrau veten në sy të dhjetëra forcave policore, pasi kishte vrarë më herët prindërit e ish-të fejuarës dhe mbajti peng këtë të fundit për katër orë. Ai nuk u bind të dorëzohej, megjithë përpjekjet e prokurorit Jorgji. Ky i fundit, sipas burimeve nga efektivët që qëndruan për 10 orë pranë 35-vjeçarit të armatosur, nuk i tregoi se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë, por se ai dhe bashkëshortja ishin të plagosur dhe ndodheshin në spital. Por 35-vjeçari ndiqte lajmet nëpërmjet telefonit. Rreth orës 15:00, Buzi ishte pothuajse gati të dorëzohej, por përpara se ta bënte këtë, mësohet t’i ketë thënë prokurorit: “Prit se do shoh lajmet e orës 15:30”. Pasi dëgjoi se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë, 35-vjeçari refuzoi sërish të dorëzonte armën. Rreth një orë më vonë qëlloi veten për vdekje me të.

Nga Kategoria

Kryesore

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Policia nxjerr në rrugë motorët 4 rrotësh për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Si bëri autogol Sara Mila?! Në skemë drejtori i burgut të Peqinit me 4 mijë bimë kanabis

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

12 Nëntor, 2026

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

12 Nëntor, 2026

Kuqezinjtë ndezin “Air Albania”! Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun

12 Nëntor, 2026

Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

12 Nëntor, 2026

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

12 Nëntor, 2026

Gara për rolin e James Bond zhvillohet publikisht, disa aktorë të njohur në garë për 007

12 Nëntor, 2026

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

12 Nëntor, 2026

Nvidia është në qendër të ekonomisë së inteligjencës artificiale. Çfarë ndodh tani?

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.