Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri e regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj.
Sipas raportimeve në media, dy grupe personash janë përleshur me njëri tjetrin, ndërsa sherri ka degraduar në përdorimin e armëve.
Si pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi i identifikuar si Endri Goxhaj, ndërsa është plagosur rëndë një tjetër i identifikuar si Dario Nela.
Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Pritet një reagim zyrtar nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.











