• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 31 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

De la Fuente mbron Lamine Yamal para Botërorit: Ky është momenti i tij

26 Maj, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Luis de la Fuente ka dalë në mbrojtje të Lamine Yamal, vetëm pak javë para debutimit të Spanjës në Kupën e Botës ndaj Kepit të Gjelbër, më 15 qershor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Trajneri i Spanjës deklaroi se sulmuesi i Barcelonës është shumë i motivuar dhe se duhet ta shfrytëzojë këtë moment, pasi askush nuk e di se në çfarë gjendjeje do të jetë në Botërorin e ardhshëm.

“Është shumë i emocionuar dhe ka shumë dëshirë. Është ende shumë i ri, por ka pjekuri të madhe. Ai e di që ky është momenti i tij dhe në jetë duhet t’i shfrytëzosh mundësitë”, u shpreh De la Fuente.

Lexo edhe:

Bruno Fernandes shkëlqen me tripletë, Manchester United shkatërron Ipswich Town

Real Madrid shkatërron Malagën 4-0, Mourinho merr kreun me pikë të plota

Lamine Yamal po rikuperohet nga një dëmtim muskulor që e ka mbajtur jashtë në pjesën e fundit të sezonit, por trajneri spanjoll është optimist se ai do të jetë gati në fillim të turneut. Megjithatë, aktivizimi i tij në ndeshjen e parë do të vlerësohet me kujdes.

De la Fuente foli edhe për listën finale prej 26 lojtarësh, duke pranuar se lënia jashtë e emrave si Álvaro Morata, Dani Carvajal dhe Álex Remiro nuk ishte e lehtë, por vendimet janë marrë vetëm mbi baza sportive.

Një nga temat më të diskutuara është mungesa e lojtarëve të Real Madrid. Për herë të parë në histori, Spanja do të shkojë në Kupën e Botës pa asnjë përfaqësues nga klubi madrilen, pasi jashtë mbetën edhe Carvajal, Dean Huijsen, Gonzalo García dhe Fran García.

“Për mua, skuadra më e madhe është kombëtarja e Spanjës. Nuk shoh nga vijnë lojtarët. E rëndësishme është të kemi futbollistë spanjollë krenarë për të përfaqësuar vendin e tyre”, tha De la Fuente.

Trajneri konfirmoi gjithashtu se e ka të qartë se kush do të jetë portieri titullar në ndeshjen e parë, edhe pse në listë janë Unai Simón, David Raya dhe Joan García. Sipas tij, Spanja ka shumë cilësi në këtë pozicion dhe vendimi është marrë pas një analize të gjatë.

Spanja shkon në Botëror si kampione e Evropës dhe De la Fuente pranon se skuadra e tij është mes favoriteve, por thekson se kjo nuk garanton asgjë në një turne ku disa kombëtare mund të luftojnë për trofeun.

Tags: Kupa e Botëslamine yamalLuis de la FuenteSpanja

Nga Kategoria

Sporti

Bruno Fernandes shkëlqen me tripletë, Manchester United shkatërron Ipswich Town

30 Gusht, 2026
Sporti

Real Madrid shkatërron Malagën 4-0, Mourinho merr kreun me pikë të plota

30 Gusht, 2026
Lajme

Chelsea mposht Brighton në një ndeshje me 7 gola, Xabi Alonso nis sezonin me dy fitore në Premier League

30 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zjarri në Mat del jashtë kontrolli, flakët drejt banesave dhe masiveve me pisha

31 Gusht, 2026

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, policia nis hetimet në Pogradec

31 Gusht, 2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive, situata më problematike në Dibër

31 Gusht, 2026

Spanja regjistron mbi 5 mijë viktima nga temperaturat e larta gjatë vitit 2026

31 Gusht, 2026

Spanja zgjat kontrollet ndaj udhëtarëve nga Italia

31 Gusht, 2026

Nga 1 shtatori reduktohet qarkullimi i autobusëve urbanë në Tiranë

31 Gusht, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

31 Gusht, 2026

Bekim Sejdiu kandidat për president të Kosovës, vjen reagimi i parë nga Vjosa Osmani

31 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.