• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Chivu mbron Interin para Shakhtarit: “Duket sikur vetëm ne kemi detyrimin të fitojmë”

20 Tetor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Cristian Chivu ka dalë në mbrojtje të Interit përpara sfidës së Champions League ndaj Shakhtar Donetsk, duke kërkuar që dy humbjet e fundit të mos shndërrohen në dramë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zikaltrit vijnë nga një periudhë e vështirë dhe në Europë kanë regjistruar shtatë humbje në tetë paraqitjet e fundit. Për këtë arsye, ndeshja ndaj Shakhtarit merr një rëndësi të madhe për ecurinë e tyre në Champions League.

“Ky kompeticion është një ëndërr për të gjithë ne. Pas dy humbjeve, duhet të ecim hap pas hapi dhe të mendojmë fillimisht të marrim pikët e para”, deklaroi Chivu.

Lexo edhe:

UEFA i vendos ultimatum FIFA-s, Infantino ka dy javë për të dorëzuar dokumentet

Laporta shpall përplasjen e hapur me Real Madridin: “Nuk ka më marrëdhënie mes nesh”

Trajneri rumun kundërshtoi presionin e madh që, sipas tij, vendoset vazhdimisht mbi Interin.

“Interi ka qenë nën presion prej vitesh dhe kjo është meritë e skuadrës për atë që ka ndërtuar në Itali dhe Europë. Por nëse një ndeshje shkon keq, nuk mund të bëhet tragjedi kombëtare. Duket sikur vetëm Interi ka detyrimin të fitojë dhe skuadrat e tjera jo. Nuk më duket e drejtë.”

Chivu mori përsipër edhe përgjegjësinë për problemet e fundit të skuadrës, pa drejtuar gishtin nga lojtarët.

“Puna ime është të marr përgjegjësi. Para së gjithash duhet të përmirësohem unë. Nëse nuk arrij t’ua përcjell lojtarëve atë që dua në aspektin e përqendrimit, do të thotë se kam gabuar. Duhet të punoj më shumë.”

Ai foli edhe për shpërthimin e tij në pushimin e ndeshjes ndaj Bolognas, ku ishte zemëruar aq shumë sa kishte humbur zërin.

“Zemërohem me ta njësoj si në shtëpi, sepse për lojtarët kam një dashuri të ngjashme me atë që kam për familjen time. Janë si fëmijët e mi. Qesh me ta, bëj shaka dhe zemërohem.”

Në konferencë foli edhe Alessandro Bastoni, i cili kërkoi më shumë realizëm kur diskutohet për objektivat europianë të Interit.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Fitimi i Champions League nuk mund të konsiderohet një objektiv i detyrueshëm, nuk ishte i tillë as kur arritëm në dy finale. Tani duhet të mendojmë të fitojmë këtë ndeshje shumë të rëndësishme.”

Sipas Bastonit, problemet e Interit në Europë nuk lidhen me një çështje taktike, por kryesisht me gabimet individuale që kundërshtarët e nivelit të Champions League i ndëshkojnë më ashpër.

Tags: Alessandro BastonibolognaChampions leagueCristian Chivuinterserie aShakhtar Donetsk

Nga Kategoria

Sporti

UEFA i vendos ultimatum FIFA-s, Infantino ka dy javë për të dorëzuar dokumentet

20 Tetor, 2026
Sporti

Laporta shpall përplasjen e hapur me Real Madridin: “Nuk ka më marrëdhënie mes nesh”

20 Tetor, 2026
Sporti

Ten Hag sulmon Cristiano Ronaldon: “Zhgënjeu skuadrën dhe më zhgënjeu mua”

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

UEFA i vendos ultimatum FIFA-s, Infantino ka dy javë për të dorëzuar dokumentet

20 Tetor, 2026

Chivu mbron Interin para Shakhtarit: “Duket sikur vetëm ne kemi detyrimin të fitojmë”

20 Tetor, 2026

Laporta shpall përplasjen e hapur me Real Madridin: “Nuk ka më marrëdhënie mes nesh”

20 Tetor, 2026

”Terroristë”, Kostana Morava sulmon lëvizjen e protestës: Duan të na mbyllin gojën me kërcënime, të vin në pushtet me dhunë

20 Tetor, 2026

Ten Hag sulmon Cristiano Ronaldon: “Zhgënjeu skuadrën dhe më zhgënjeu mua”

20 Tetor, 2026

Mourinho para Leipzigut: “Nesër kemi një arbitër që nuk ka nevojë për VAR”

20 Tetor, 2026

Tensionohet protesta pranë Ministrisë së Arsimit, tentojnë t’i vënë flakën godinës, policia i largon me ujë

20 Tetor, 2026

SPAK i komunikon akuzat përfundimtare Belinda Ballukut, nga tenderat te korrupsioni dhe pastrimi i parave

20 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.