• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

BUNK’ART 2: BUNKERI I MENDJES QË PO PENGON SHQIPËRINË

28 Gusht, 2026
tek Analizë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Arben Ramkaj

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

28 gusht 2026

Pak ditë më parë, në një pasdite të nxehtë vere, vizitova Bunk’Art 2 së bashku me një mikun tim, profesor të huaj. Kisha kaluar shpesh pranë hyrjes së tij, në zemër të Tiranës, por vetëm kur zbrita në korridoret e ftohta dhe të ngushta kuptova se nuk po vizitoja thjesht një muze. Po hyja në mendësinë e një sistemi që e kishte shndërruar frikën në mënyrë qeverisjeje dhe izolimin në filozofi shtetërore.

Lexo edhe:

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, ndalohet familja e të dënuarës

Defekt i rëndë në linjën kryesore të UKT, pa ujë disa zona të Tiranës

Bunkeri ishte ndërtuar për të mbrojtur drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe elitën e regjimit në rast të një sulmi bërthamor. Ndërkohë që Shqipëria kishte nevojë për banesa, rrugë, shkolla dhe mirëqenie, burimet e një populli të varfër përdoreshin për ngritjen e mijëra fortifikimeve kundër një armiku të përfytyruar dhe për një luftë që nuk mbërriti kurrë. Bunkerët nuk ishin vetëm ndërtime ushtarake; ata ishin monumentet e një ankthi që pushteti e prodhonte dhe pastaj e përdorte për të përligjur veten.

Teksa ecja mes fotografive, dokumenteve, kabllove, kafazeve dhe dëshmive të metodave të Sigurimit të Shtetit, ndjeva trishtimin e njeriut që i përket një brezi të ndërmjetëm, mes atyre që e përjetuan diktaturën mbi trupin dhe shpirtin e tyre dhe të rinjve që e njohin vetëm nga librat. Aty kuptova se bunkeri më i rrezikshëm nuk ishte ai prej betoni, por ai që sistemi kishte ndërtuar brenda njeriut, duke mbjellë frikën nga tjetri, heshtjen përballë padrejtësisë dhe bindjen se mendimi ndryshe ishte armiqësi.

Në atë hapësirë të nëndheshme m’u kujtua historia e Njerëzve të Hendekut, e përmendur në suren El-Buruxh. Afërsisht 1,800 vjet më parë, sundimtarët hapën një gropë të madhe në tokë, e mbushën me zjarr dhe hodhën brenda njerëzit që nuk pranuan të hiqnin dorë nga besimi dhe ndërgjegjja e tyre. Bunkeri modern u hap gjithashtu në thellësi të tokës, por për të mbrojtur pushtetin që ua kishte mohuar të tjerëve lirinë. Hendeku u hap për të ndëshkuar njerëzit që mbetën të lirë në ndërgjegjen e tyre, ndërsa bunkeri u ndërtua për të mbrojtur ata që e kishin ngritur sundimin mbi nënshtrimin e njerëzve.

Shqipëria nuk ishte e vetme në këtë përvojë, sepse pothuajse e gjithë Evropa Lindore jetoi për dekada pas mureve të dukshme dhe të padukshme të totalitarizmit. Muri i Berlinit u bë simboli më i fuqishëm i asaj bote, duke ndarë për 28 vjet jo vetëm një qytet, por edhe familje, miqësi dhe fate njerëzore. Ushtarët e kufirit nuk kontrollonin thjesht kalimin nga njëra anë në tjetrën; ata vendosnin kufij mbi jetën, dashurinë dhe të ardhmen.

Në kujtimet e saj për rënien e Murit, Angela Merkel përshkruan çastin kur kuptoi se ushtarët dhe oficerët e kufirit nuk kishin më pushtet mbi të dhe familjen e saj. Bashkë me lehtësimin e lirisë së fituar vinte edhe pesha e një bote të panjohur, në të cilën përvojat, arsimimi dhe marrëdhëniet e formuara gjatë dekadave nën sistemin e vjetër duhej të gjenin një kuptim të ri. Njeriu ishte tashmë i lirë të kalonte kufirin, por duhej të mësonte përsëri se si të jetonte me lirinë.

Kjo ndjenjë përshkoi të gjithë Evropën Lindore, ku miliona njerëz u çliruan nga regjimet që kishin përcaktuar çdo pjesë të jetës së tyre, por u gjendën përballë një udhëtimi shumë më të gjatë se kalimi i një kufiri: rindërtimit të besimit, përgjegjësisë individuale dhe marrëdhënies me tjetrin.

Edhe Shqipëria u çlirua juridikisht më shpejt sesa psikologjikisht. Kufijtë u hapën, por mendjet nuk mund të hapeshin brenda një nate; regjimi u rrëzua, por mënyra e tij e të menduarit mbeti e pranishme në marrëdhënien tonë me pushtetin, me kundërshtarin dhe me njëri-tjetrin. Bunkeri prej betoni mund të braktisej me një urdhër, ndërsa ai i mbylljes dhe mosbesimit kërkonte breza për t’u çmontuar.

Gjurmët e tij shfaqen ende në jetën politike shqiptare, ku debati publik zhvillohet shpesh jo për të bindur, por për të poshtëruar, ndërsa kundërshtari nuk shihet si pjesë e së njëjtës shoqëri, por si një armik që duhet dëmtuar moralisht. Në këtë zhurmë të pandërprerë, politika flet shumë për veten dhe kundërshtarët e saj, por gjithnjë e më pak për qytetarin, i cili pret që fjala publike të shndërrohet në punë dhe premtimi në përgjegjësi.

Jashtë bunkerit politik, jeta vazhdon të presë. Orient Express-i lidhte kryeqytetet evropiane që në shekullin XIX, ndërsa Tirana e shekullit XXI ende nuk ka një tren që lidh aeroportin me qytetin. Arsimi, shëndetësia, mirëqenia dhe largimi i të rinjve mbeten plagë të hapura, ndërsa energjia që duhej të përdorej për zhvillimin tretet në konflikt dhe në spektaklin e një politike që shpesh e ngatërron zhurmën me veprimin.

Kështu, Muri i Berlinit dhe bunkeri shqiptar, megjithëse të ndryshëm në formë dhe histori, takohen në pasojat që lanë brenda njeriut. Muri ndante dy botë me beton dhe tela me gjemba, ndërsa bunkeri vazhdon t’i ndajë njerëzit përmes një mendësie që largon pushtetin nga qytetari dhe njeriun nga ai që mendon ndryshe. Prandaj, bunkeri që duhet të shembim sot nuk është ai nën tokë, por bunkeri i mbylljes dhe armiqësisë që ende jeton brenda nesh.

Evropa mund të na ndihmojë me standarde dhe institucione, por nuk mund ta kryejë në vendin tonë ndryshimin që fillon brenda njeriut. Suksesi ynë nuk do të matet vetëm me hapjen e kapitujve të negociatave, por me aftësinë për ta zëvendësuar poshtërimin me argumentin, mosbesimin me mirëkuptimin dhe dramën politike me kujdesin ndaj jetës së qytetarit.

Përtej çdo posti, partie dhe bindjeje, mbetemi njerëz me familje që duam, me dhimbje që nuk duken, me gabime që kërkojnë mirëkuptim dhe me shpresën për t’u lënë fëmijëve një vend më të mirë. Pushteti është i përkohshëm, ndërsa gjurma që lëmë në jetën e të tjerëve vazhdon të jetojë edhe pasi emrat tanë largohen nga zyrat.

Askush nuk ka lindur kryeministër apo politikan; të gjithë kemi lindur njerëz. Prandaj, fjalët e një prej figurave më të mëdha të historisë islame, Omer ibn el-Hattabit, mbeten një thirrje për çdo kohë dhe çdo pushtet: “Që kur i skllavëruat njerëzit, kur nënat e tyre i lindën të lirë?”

Nga Kategoria

Aktualitet

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, ndalohet familja e të dënuarës

28 Gusht, 2026
Kryesore

Defekt i rëndë në linjën kryesore të UKT, pa ujë disa zona të Tiranës

27 Gusht, 2026
Aktualitet

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

27 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

BUNK’ART 2: BUNKERI I MENDJES QË PO PENGON SHQIPËRINË

28 Gusht, 2026

U arrestua pas disa muajsh në arrati, Ergys Agasi del sot para GJKKO-së

28 Gusht, 2026

E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, i dërgon mesazh bashkëshortes: Amanet vajzën

28 Gusht, 2026

Tragjedi në Bulqizë/ Niveli i Drinit u rrit pas hapjes së portave të HEC-it, rrëmbehen nga rrjedha e lumit 5 familjarë, një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

28 Gusht, 2026

Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, ndalohet familja e të dënuarës

28 Gusht, 2026

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

28 Gusht, 2026

Barcelona merr 3 pikët ndaj Athletic Bilbaos, Rodri debuton me fanellën blaugrana

27 Gusht, 2026

Defekt i rëndë në linjën kryesore të UKT, pa ujë disa zona të Tiranës

27 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.