Muaji korrik i këtij viti ishte më i thati i regjistruar në Britani që nga fillimi i matjeve në vitin 1836, sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Meteorologjike britanike. Reshjet ishin shumë nën mesataren historike, ndërsa vendi u përball me temperatura të larta dhe disa valë të nxehti që përkeqësuan kushtet e thatësirës.
Thatësira ka ulur ndjeshëm nivelet e lumenjve dhe rezervuarëve, duke shtuar rrezikun për furnizimin me ujë dhe duke dëmtuar bujqësinë në disa rajone. Autoritetet kanë bërë thirrje për kursimin e ujit, ndërsa disa kompani kanë vendosur kufizime të përkohshme për përdorimin e tij. Meteorologët paralajmërojnë se kushtet e nxehta dhe mungesa e reshjeve mund të vazhdojnë edhe në javët në vijim, duke rritur rrezikun e zjarreve dhe duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi burimet ujore. Ekspertët e lidhin shpeshtimin e episodeve të tilla me ndikimin e ndryshimeve klimatike.











