Bruno Fernandes ka refuzuar ofertën e dytë të Manchester United për rinovimin e kontratës, duke shtuar pikëpyetjet mbi të ardhmen e tij në “Old Trafford”.
Marrëveshja aktuale e mesfushorit portugez përfundon në fund të sezonit, megjithëse klubi ka mundësinë ta zgjasë automatikisht edhe për 12 muaj, deri në vitin 2028.
United ka zhvilluar bisedime prej disa muajsh me përfaqësuesit e Fernandes, por sipas BBC Sport, kapiteni nuk është bindur as nga propozimi i dytë.
Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje, klubi pritet të aktivizojë klauzolën e zgjatjes për të shmangur rrezikun që lojtari të hyjë në muajt e fundit të kontratës dhe të negociojë lirshëm me klube të tjera.
Situata vjen në një moment të trazuar për Manchester United, pas shkarkimit të Michael Carrick dhe me Mauricio Pochettino që pritet të marrë drejtimin e skuadrës.
Drejtuesit shpresojnë që ardhja e argjentinasit të ndikojë edhe në vendimin e Fernandes për të ardhmen. Dyshja ishte pranë bashkëpunimit që në vitin 2019, kur Pochettino e kërkonte te Tottenham.
Fernandes ka shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje këtë sezon, por dëshira e tij mbetet të luftojë për trofetë më të mëdhenj, diçka që mund të peshojë shumë në negociatat e ardhshme.
Për momentin, kapiteni nuk ka mbyllur derën për qëndrimin, por as Manchester United nuk ka arritur ende ta bindë.











