• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 5 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Bota e futbollit shpërthen ndaj Paraguajit, kritika të ashpra pas sfidës me Francën

5 Korrik, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Paraqitja e Paraguajit ndaj Francës në Kupën e Botës ka shkaktuar reagime të forta në botën e futbollit. Edhe pse Franca arriti të fitonte dhe të kualifikohej në çerekfinale, mënyra se si luajti skuadra e Gustavo Alfaros është kritikuar gjerësisht.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Futbollistët francezë u ankuan për ndërhyrje të ashpra, provokime dhe lojë shumë fizike nga kundërshtari. Bradley Barcola, pas ndeshjes, u shpreh se nuk kishte luajtur kurrë një takim me kaq shumë goditje nga pas dhe shtyrje.

Zlatan Ibrahimovic vlerësoi qetësinë e Francës, duke thënë se lojtarët nuk ranë në provokimet e Paraguajit.

Lexo edhe:

Raphinha pranë rikthimit, Ancelotti jep lajmin para Brazil-Norvegji

Pse Lamine Yamal mbante shiritin “EGO”? Zbulohet mesazhi pas detajit viral

“Franca ruajti qetësinë. Duhej të shmangnin provokimet dhe ia dolën. Gjëja më e mirë që mund të bësh kur provokohesh është të buzëqeshësh dhe të mos biesh në grackë”, u shpreh Ibrahimovic.

Shumë më i ashpër ishte ish-portieri anglez Joe Hart, i cili e quajti paraqitjen e Paraguajit të turpshme.

“Kjo skuadër e Paraguajit ka qenë një turp absolut. Nëse shokët e mi do të luanin kështu, do t’i nxirrja vetë nga fusha. Nuk do të doja kurrë të fitoja një ndeshje duke luajtur në këtë mënyrë”, deklaroi Hart.

Edhe ish-kampioni i botës me Francën, Frank Leboeuf, reagoi ashpër, duke thënë se Paraguaji tregoi gjithçka që ai nuk pëlqen te futbolli. Samuel Umtiti, nga ana tjetër, theksoi se është shumë e bezdisshme të përballesh me skuadra që luajnë në këtë mënyrë.

Kritika pati edhe për arbitrin, me disa figura franceze që pretenduan se Paraguaji kreu shumë faulle pa marrë ndëshkimet e duhura. Rayan Cherki u shpreh se nuk e dinte që një skuadër mund të bënte “30 faulle pa marrë karton të verdhë”.

Megjithatë, jo të gjithë ishin kundër Paraguajit. Marcelo Gallardo doli në mbrojtje të stilit amerikano-jugor të lojës, duke thënë se europianët shpesh nuk janë mësuar me duelet fizike.

“Nuk ka agresion. Në futbollin tonë, nëse nuk je gati për përplasje dhe luftë fizike, nuk mund të luash. Europianëve nuk u pëlqen dinakëria e amerikano-jugorëve”, u shpreh Gallardo.

Pavarësisht debatit, Franca arriti të kalojë më tej, ndërsa Paraguaji largohet nga turneu me kokën lart për luftën në fushë, por edhe me shumë polemika për mënyrën se si u përball me një nga favoritët kryesorë të Botërorit.

Tags: FrancaKupa e BotësKylian MbappéParaguajiZlatan Ibrahimovic

Nga Kategoria

Sporti

Raphinha pranë rikthimit, Ancelotti jep lajmin para Brazil-Norvegji

5 Korrik, 2026
Sporti

Pse Lamine Yamal mbante shiritin “EGO”? Zbulohet mesazhi pas detajit viral

5 Korrik, 2026
Sporti

Gavi i mbyll gojën kritikëve: “Ronaldo mund të vendosë ndeshjen në çdo moment”

5 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bota e futbollit shpërthen ndaj Paraguajit, kritika të ashpra pas sfidës me Francën

5 Korrik, 2026

Mesazh për protestuesit? Koçeku poston FOTOT me zyrtarët e lartë europianë: Këtu kauzat e drejta kanë gjetur gjithmonë vëmendje dhe mbështetje

5 Korrik, 2026

Raphinha pranë rikthimit, Ancelotti jep lajmin para Brazil-Norvegji

5 Korrik, 2026

Evakuohen nga zjarri 6 familje në Drizë të Fierit, i angazhuar një helikopter

5 Korrik, 2026

Zjarri përfshin fabrikën e naftës në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

5 Korrik, 2026

Zjarre të mëdha në Francë, Spanjë dhe Portugali dhjetëra mijëra hektarë të përfshirë nga flakët

5 Korrik, 2026

Shuhet pas 24 orësh zjarri në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

5 Korrik, 2026

Pse Lamine Yamal mbante shiritin “EGO”? Zbulohet mesazhi pas detajit viral

5 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.