Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteved në vend.
Nga sot, 17 nëntor, në orën 17:30, nafta nuk do të shitet më shumë se 207 lekë për litër, nga 210 qndërsa benzina jo më shumë se 164 lekë për litër.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me shumicë për gazoilin të jetë 195 lekë për litër, ndërsa për benzinën 152 lekë për litër.
Sa i përket gazit për automjete, çmimi maksimal i shitjes me pakicë u përcaktua në 70 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 58 lekë për litër.
Ndërkohë, për aktivitetin e peshkimit, çmimi i gazoilit do të jetë 112 lekë për litër.











