Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Tapi, në Bashkinë Kuçovë, ku një tufë ujqërish ka sulmuar bagëtitë e një fermeri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Fermeri Baftjar Pire është përballur me disa pamje të rënda teksa shkoi në stallën ku mbante delet. Sipas fermerit, gjithçka ndodhi para syve të tij, ku tufa e ujqërve po shqyenin kafshët ndërsa përpjekjet për t’i shpëtuar rezultuan të pasuksesshme.
“Ka qenë ora 6 e gjysmë. Ishte një ujk. 12 kokë bagëti. Fati im që shpëtova, mu hakërrua edhe mua. Nuk më ka ndodhur kurrë kjo. Më bëri qeder të madh. Shteti, bashkia të na ndihmojnë”, rrëfen Baftjar Pire.
Në gjendje të vështirë ekonomike, burrë e grua kërkojnë ndihmë nga institucionet, pasi bagëtitë ishin burimi kryesor i të ardhurave për familjen.











